Stranger Things 5 thyen rekorde shikueshmërie! - Business Magazine Albania

Stranger Things 5 thyen rekorde shikueshmërie!

Stranger Things 5 thyen rekordin e shikueshmërisë në Netflix

Upside Down-i vazhdon të sundojë Netflix-in. Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shënuar debutimin më të madh ndonjëherë për një serial anglisht në platformë, duke mbledhur 59.6 milionë shikime në pesë ditët e para.

Ky start i fuqishëm e ngjit menjëherë serialin në podiumin historik të Netflix-it, ku pozicionohet si debutimi i tretë më i madh i të gjitha kohërave, i tejkaluar vetëm nga dy sezonet e “Squid Game”.

Rritja krahasuar me sezonin e katërt është e jashtëzakonshme. Në vitin 2022, Netflix mati shikimin me orë të shikuara dhe sezoni 4 u publikua me 287 milionë orë, rreth 22 milionë shikime sipas konvertimeve të sotme. Sezoni 5 shënoi një rritje prej 171%, edhe pse kishte dy ditë më shumë matje.

Lexo edhe: Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

Atmosfera për nisjen ishte aq e madhe, saqë një ditë para premierës të gjitha sezonet e mëparshme u futën në Top 10 – një rekord i padëgjuar për një serial të vetëm. Trafiku i lartë madje e ngriu platformën për pak minuta, pavarësisht se Netflix kishte rritur kapacitetin e rrjetit me 30%, sipas rrëfimit të Ross Duffer.

Publiku kthehet sërish në Hawkins, Indiana, por këtë herë me një kërcim në kohë, për të reflektuar rritjen e aktorëve të dikurshëm fëmijë. Millie Bobby Brown, Finn Wolfhard, Sadie Sink, Gaten Matarazzo, Caleb McLaughlin dhe gjithë emrat që e bënë serialin fenomen global rikthehen në rolet e tyre, krahas Winona Ryder dhe David Harbour.

Sezoni final është zhvilluar për tre vite dhe vjen me paralajmërimet e Duffer-ëve për “vdekjen më të dhunshme të serialit deri më sot”. Kritika e parë nga The Guardian e vlerëson episodin e katërt, një kapërcim 90-minutësh efektesh speciale, tensioni dhe spektakli.

“Stranger Things 5” do të mbyllet brenda këtij muaji, me tre episode të reja në Ditën e Krishtlindjes, ndërsa finalja e madhe transmetohet më 31 dhjetor.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0