STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT” - Business Magazine Albania

STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”

Me 22 dhe 23 Tetor 2021 në ambientet e “ITP Park” në Prizren  do të mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.Sivjet është viti i 10-të i organizimit të konferencës më të madhe të teknologjisë në rajon KosICT10.

Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë. KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e shumë folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë në dy skenat e festivalit, ITP Skena Kryesore, ku do të flitet për tema më gjenerale dhe motivuese rreth zhvillimeve të reja në sektor dhe KUTIA Skena e zhvilluesëve, ku do të flitet për tema më teknike dhe të rejave të fundit nga aspekti i zhvilluesëve softuerik.

Lexo: Finalet e Gjirafa50 Masters League në një event gjigand në Pallatin e Kongreseve

Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike që do të jenë pjesë e skenave të KosICT-së, festivali do të pasurohet edhe me aktivitete tjera, secila me fokus të veçant në theksimin e ekosistetimit të plot të TIK-ut në vendin tonë. Disa prej këtyre aktiviteteve do të jenë: Innovation Fair, panairi i kompanive Start-up I cili organizohet në partneritet me ICK, takime të shumta B2B dhe matchmaking në mes të kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare të organizuara nën frymën e Enterprise Europe Network (EEN), rrjeti më i madh biznesor në Europë, këndi i Future Developers (Zhvilluesve të rinj) ku fëmijët e moshave 6 deri 16 do të prezantojnë projektet e tyre, panairi i kompanive vendore të TIK-ut të cilat e kanë hap rrugën për zhvillimin e këtij sektori, e aktivitete të tjera të shumta.

Në përmbyllje të festivalit, hapësirë do t’i ipet komunitetit të gamers (lojëtarëve), ku janë planifikuar 2 turnire në lojëra elektronike, i pari një turnir në Counter Strike: Global Offensive, ku do të ndeshen ekipet e krijuara nga kompanitë e TIK-ut në vend dhe fituesi do të përzgjedh një kauzë bamirësie për të cilën do të dhurohet shpërblimi I mbledhur në formë monetare, ndërsa turniri i dytë do të u dedikohet ekipeve profesionale të sportit elekronit DOTA 2 nga vendi dhe rajoni ku 3000 EURO do të ndahen si shpërblime për 3 vendet e para.

Lexo: Shqipëri-Kosovë, në përpjekje për të rritur tregtinë

Gjatë 9 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 9500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.

Ju mirëpresim në ngjarjen më të madhe të teknologjisë në Kosovë, KosICT 10!

Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0