Stenda e Shqipërisë në panairin BIT Milano 2016, tërheq vëmëndjen e vizitorëve dhe mediave të huaja - Business Magazine Albania

Stenda e Shqipërisë në panairin BIT Milano 2016, tërheq vëmëndjen e vizitorëve dhe mediave të huaja


Shqipëria përfaqësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe 8 operatorë turistikë në panairin BIT Milano 2016 ku interesi i vizitorëve për pavionin shqiptar është jashtëzakonisht i madh, gjë e cila tërhoqi vëmëndjen jo vetëm të partnerëve të huaj por edhe të mediave të rëndësishme ndërkombëtare.

Në konferencën e tij për televizionin ndërkombëtar SKY Drejtori i Përgjithshëm i AKT-se, Ardit Çollaku, shpjegoi disa nga arsyet pse duhet vizituar Shqipëria duke theksuar potencialin e madh që ka ky sektor jo vetëm për pjesën bregdetare dhe natyrën e mrekullueshme, por gjithashtu për vlerat historike, sitet arkeologjike si dhe llojet e ndryshme të turizmit që ofron Shqipëria.

Në këtë mënyrë u cilësua roli i veçantë i turizmit të aventurës, hiking, rafting, trekking etj. Ndër të tjera u theksua afërsia që vendi ynë ka me shtetin fqinj, traditat, mosha e re e popullsisë, kulinaria, gjuha italiane e cila flitet nga një numer i madh shqiptarësh, linjat e shumta ajrore dhe detare, harmonia fetare.12741988_605782322920558_5265025911505433177_n

Stenda e Shqipërisë u vizitua nga nga Konsullja e Pergjithshme , Luljeta Cobanaj e cila shprehu gadishmërinë për një bashkëpunim sa më të frytshëm në nxitjen e promovimit të turizmit në Konsullatën e Milanos.

Gjithashtu stendën e Shqipërisë e vizituan edhe Presidenti i Federatës së Turizmit Social, Fabrizio Pazzoli si dhe kritiku i njohur i artit Italian,Vittorio Sgarbi.

Pasi u shpreh se është i dashuruar me vendin tonë,  Sgarbi vlerësoi tejmase potencialin turistik shqiptar, bukuritë natyrore, kulturore dhe historike të vendit tonë si dhe me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardit Çollaku, premtoi që së shpejti do të vizitojë Shqipërinë me një grup gazetarësh dhe përfaqësues të institucioneve italiane në fushën e turizmit dhe kulturës.

/ATSH/

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0