STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të të rinjve - Business Magazine Albania

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të të rinjve

STEM

Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikimi i të cilit nisi vitin e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nis fazën e dytë të trajnimit të mësuesve e të nxënësve të moshës 12- 14 vjeç, program i cili këtë vit do të shtrihet në 60 shkolla në mbarë vendin.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, në mënyrë që ata të mendojnë zgjidhje inovative dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë me ndihmën e teknologjisë.

Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.

Faza e parë e këtij projekti u mbyll me sukses në muajin qershor me pjesëmarrjen e 15 shkollave. Gjatë kësaj faze u trajnuan 30 mësues. U prezantuan më shumë se 50 projekte, nga të cilat 4 prej tyre u përzgjodhën si projektet më të mira. Projektet që merituan dy çmimet e para, u realizua nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan. Si një premtim i mbajtur, Fondacioni Vodafone Shqipëri (Vodafone Albania Foundation) dhuroi 10 laptopë për nxënësit e kësaj shkolle, si mbështetje që këta fëmijë të vazhdojnë dashurinë e tyre për teknologjinë dhe të vijojnë me  krijimin e projekteve të cilat sjellin  zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet.

Gjatë takimit në ambientet e shkollës “Sulë Harri” me nxënësit fitues dhe stafin e mësuesve, në prani edhe të ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, CEO e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, premtoi se vazhdimësia e STEM-it do të mbetet një prioritet: “STEM është pjesë e programit Generation Next, i fokusuar në edukimin digjital të brezave të rinj. Suksesi i fazës së parë ishte befasues për të gjithë, nisur nga projektet e prezantuara. Ndaj na lindi dëshira që të dhurojmë këto pajisje teknologjike, në mënyrë që ju të zhvilloni më tej njohuritë tuaja. Gjithashtu, jemi krenarë të lançojmë edhe fazën e dytë të projektit STEM, i cili do të shtrihet edhe më gjerë, në 60 shkolla publike në rang kombëtar. Kjo fazë do të jetë edhe më konkurruese për të gjithë pjesëmarrësit.”

Lexo: Bëhuni gati për valën e katërt të tregtisë elektronike

Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, u shpreh: “Jam e lumtur nga bashkëpunimi me Vodafone Foundation për nënshkrimin e marrëveshjes për programin Generation Next dhe suksesi që pati në fazën e parë. Theksoj rëndësinë e digjitalizimit dhe teknologjisë për brezin e ri”,

Generation Next është pjesë e  Programit Skills Upload Jr, i cili financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone.

Programi Generation Next, është projekti i parë i zbatuar në shkollat publike shqiptare me një kurrikul të miratuar, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0