Statistika të reja, ja sa kohë harxhojnë shqiptarët në telefon

Statistika të reja, ja sa kohë harxhojnë shqiptarët në telefon


Përdorimi mesatar i telefonit nga shqiptarët ka arritur nivel rekord prej 197 minutash në muaj gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Sipas statistikave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përdorimi mesatar i telefonit celular për thirrje u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fakt, rritja e përdorimit mesatar nuk ka ardhur nga zgjerimi i trafikut, por kryesisht nga pakësimi i numrave celularë aktivë.

Në fund të muajit qershor, numri i kartave SIM aktive ka rënë me 22% krahasuar me një vit më parë.

Kjo është një tendencë që ka nisur prej disa vitesh, pasi AKEP ndaloi diferencimin e tarifave për thirrjet brenda dhe jashtë rrjetit. Gradualisht, përdoruesit po heqin dorë nga mbajtja e disa numrave celularë dhe në tremujorin e dytë të këtij viti numri i kartave SIM aktive ishte më i vogël se numri i përgjithshëm i popullsisë, për herë të parë pas shumë vitesh.

Nga pikëpamja statistikore, kjo po rezulton në rritje të përdorimit mesatar për çdo numër celular aktiv. Përdorimi është rritur jo vetëm për thirrjet, por edhe për shërbimet e tjera. Numri i mesazheve të shkruara për çdo përdorues aktiv arriti në 40 në muaj, në rritje me 9% me bazë vjetore. Ndërsa përdorimi i internetit arriti në 2.85 Gb në muaj, pothuajse dy herë më shumë krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Teknologjia 4G dhe rritja e përdorimit të telefonave inteligjentë po e rrit me ritme të shpejta përdorimin e internetit me brez të gjerë nga telefonat celularë.

/AKEP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0