Startupi i themeluar nga Igli Manaj në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI - Business Magazine Albania

Startupi i themeluar nga Igli Manaj në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI

Startupi i themeluar nga Igli Manaj në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI

Start-upi i suksesshëm gjerman amberSearch, me bashkëthemeluesin shqiptar Igli Manaj, ka arritur hapin e radhës të suksesit, kësaj herë në tregjet e kapitalit. 

amberSearch dhe motori i saj unik i kërkimit i fuqizuar nga inteligjenca Artificiale arritën të marrin një financim fillestar prej 2.1 milion euro nga firma e kapitalit Ventech, e njohur për portofolin e saj të gjerë në kompanitë teknologjike në Evropë si dhe në Azi. Financimi do t’i mundësojë amberSearch që të vijojë rrugën e saj të zhvillimit të agjentëve të Inteligjencës Artificiale që i përgjigjen në kohë reale kërkesa të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ky start-up shihet si zgjidhja ideale e disponueshme për kompanitë e mesme që duan të jenë pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale, pavarësisht burimeve të kufizuara në sistemet e tyre të Teknologjisë së Informacionit.

Pjesë e këtij suksesi është edhe Igli Manaj, bashkëthemelues dhe shefi teknologjik i kompanisë (CTO). Pas përfundimit të studimeve në gjimnazin “Sami Frashëri”, Igli vijoi rrugën e arsimit në Universitetin “RWTH Aachen” të Gjermanisë, ku u diplomua për Shkenca Kompjuterike. Prej katër vitesh Igli është përkushtuar për ta kthyer start-upin e tij në një nga më konkuruesit në Evropë. Për Iglin arritja e këtij objektivi është një gur-themel në jetëgjatësinë e kompanisë, e cila me këtë raund financimi pozicionohet edhe më mirë, duke thithur talente të reja dhe shtuar kapacitetet, për të vijuar misionin:

“Inteligjenca Artificiale dhe ne vecanti ajo gjenerative jane zhvilluar me hapa të shpejtë në vitet e fundit. Në filozofinë tonë, integrimi i ketyre teknologjive në rrjedhën e përditshme të punës është jetik për të qëndruar kompetitiv në tregjet e sotme të cilat janë shumë më dinamike se dhjetë vite më parë.”

Lexo edhe:Startup-i shqiptar Patoko siguron investim nga fondi K4S6 i Kevin Sekniqit!

Sukses i ekselencës shqiptare në tregun më të madh të Europës Në 2019-tën, ndërsa ChatGPT dhe Inteligjenca Artificiale ende nuk kishin pushtuar botën, Igli së bashku me dy kolegët e tij gjermanë, në inkubatorin e start-upeve të qytetit, kishin filluar punën për t’i ofruar tregut gjerman një produkt inovator. Koncepti ishte i thjeshtë: një motor kërkimi i integruar brenda kompanisë, që mblidhte të gjitha dokumentet elektronike nga një seri platformash duke i sistemuar në një arkivë të vetme digjitale. Njësoj si komandat që përdoruesit i japin ChatGPT-së, bizneset mund të kërkojnë në databazën e tyre për t’i dhënë zgjidhje të shpejta problemeve që hasin në operacionet e përditshme, p.sh. Shpesh projekte të reja nisin brenda kompanisë për të cilat nevojitet informacion nga eksperienca të ngjashme kryer më parë. amberSearch të ofron një pasqyrë me rezultate në disa sekonda të informacioneve që të interesojnë. Sot, amberSearch i ofron zgjidhje teknologjike 200 bizneseve të vogla dhe të mesme në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe ka mbi 30 punonjës. Në këtë start-up nuk mungon as ekselenca shqiptare pasi në rritjen e vrullshme të kompanisë kontribuojnë edhe 7 inxhinierë softueri shqiptarë, ku pesë prej tyre ndodhen në Shqipëri dhe dy në Kosovë.

Si e bëri diferencën kjo ide në një treg kaq kompetitiv si Gjermania? amberSearch ndryshe nga konkurrentët ka krijuar ndërfaqe të thjeshta dhe me kosto të ulëta, që i ngjasojnë Google. Sistemi inovator i zhvilluar nga Igli së bashku me kolegët e tij gjermanë bën që kompanitë të mos harxhojnë para shtesë për të mbajtur në këmbë një sistem të ndërlikuar teknologjik. Motori i kërkimit integrohet në mënyrë të menjëhershme dhe kërkon mirëmbajtje minimale, ndërsa në të njëjtën kohë me eficencë i ofron bizneseve zgjidhje nga një agjent i Inteligjencës Artificiale që i përshtatet specifikisht modelit të tyre të biznesit. Kjo dëshmoi se rrit produktvitetin me 40% tek bizneset e vogla dhe të mesme.

Më pak kosto, fuqi punëtore më e specializuar Zgjidhja novatore e amberSearch i jep mundësinë kompanive të integrojnë edhe më lehtë punonjësit e ri, ndërsa databaza e informacionit ndihmon çdokënd të gjejë përgjigje të menjëhershme nga eksperienca e punonjësve të mëparshëm.

Kompania tashmë synon që të bëhet lider në ofrimin e motorëve të kërkimit fuqizuar nga AI në tregun e bizneseve të vogla dhe të mesme, sidomos në sektorë jotradicionalë si prodhimi, ku shpesh kompleksiteti i sistemeve teknologjike dhe kostot e larta kanë penguar depërtimin e teknologjisë që po transformon çdo ditë botën në mënyrën si e njohim.

Media contact:

amberSearch:

Igli Manaj, igli@amberoad.ai 

Felix Eggert, felix@frontiers-strategies.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0