Startup-i shqiptar Udhë, Uber për gjithë Ballkanin! - Business Magazine Albania

Startup-i shqiptar Udhë, Uber për gjithë Ballkanin!

Udhe

Udhë është një platformë e cia krijon një urë lidhëse midis shoferëve të automjeteve me udhëtarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë me një nga themeluesit e Udhë, Eroll Gorçi, zbuluam më shumë rreth këtij aplikacioni.

“Duke qenë një zhvillues softuerësh, më pëlqen të ndërtoj produkte digjitale interesante, në mars 2021 ekipi im dhe unë lançuam aplikacionin tonë të përshtatur për iOS dhe Android. Gjithçka filloi si një komunitet online që synonte të digjitalizonte të bërit autostop dhe u kthye në një komunitet virtual që ofron zgjidhje për udhëtime nga qyteti në qytet. Udhëtimet gjithashtu ofrohen dhe për në vendet fqinje si Mali i Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Greqi. Komuniteti ynë online tashmë numëron 30 mijë anëtarë që bëjnë rregullisht udhëtime së bashku nga qyteti në qytet.” , shprehet Erolli i pyetur për fillesat e Udhë.

Misioni kryesor i Udhë tashmë është që t’u ofrojë të gjithëve mundësinë e gjejes së një vendi bosh në një automjet me shoqëri të mirë. Siç shprehet edhe ekipi themelues i Udhë, rrugëtimi  i tyre ka përfshirë testime dhe planifikime. Ata krijuan një grup në Facebook për të testuar kërkesën e tregut për një zgjidhje të tillë dhe komuniteti u rrit në më shumë se 10,000 përdorues brenda një viti. Ky ishte momenti kur e kuptuan se kishin nevojë për një platformë për të ofruar shërbimin e tyre! Sfida e tyre inovative ishte të bënin bashkë shoferët dhe udhëtarët përmes një zgjidhjeje të thjeshtuar digjitale.

“Sfidat kryesore të çdo zhvilluesi softueri janë zakonisht “bugs-at” dhe rregullimi i tyre. Megjithatë, në Udhë ne kemi krijuar një sistem që i gjen dhe i rregullon problemet shpejt. Të qenët një startup në Ballkanin Perëndimor do të thotë të përballesh me shumë sfida. Sfida kryesore është të kesh akses në mundësi financimi , të cilat mungojnë në rajon”, shpjegon Eroll.

Udhëtarët e rregullt sot kanë një mënyrë alternative të udhëtimit nga një qytet në tjetrin, gjë që u jep atyre më shumë liri lëvizjeje. Edhe pse një ide e dobishme për të gjithë, audienca kryesore e synuar janë të rinjtë, veçanërisht studentët e universitetit që udhëtojnë nga një qytet në tjetrin. Drejtuesit e automjeteve janë kryesisht profesionistë që udhëtojnë çdo ditë për në punë dhe kërkojnë të minimizojnë shpenzimet e tyre, madje edhe të kenë ndonjë fitim.

I pyetur për planet e tij të mëdha të së ardhmes për Udhën, Eroll thotë: “Ne planifikojmë të zgjerojmë shërbimet dhe praninë tonë në të gjithë Ballkanin Perëndimor brenda dy viteve të ardhshme. Kjo do të përfshijë gjithashtu ofrimin e  disa shërbimeve të reja edhe përbrenda qyteteve.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0