Startup-i shqiptar Hajde fiton 1 milion dollarë me qëllim zgjerimin në Ballkan dhe Europën Juglindore - Business Magazine Albania

Startup-i shqiptar Hajde fiton 1 milion dollarë me qëllim zgjerimin në Ballkan dhe Europën Juglindore

Shërbimet e shpërndarjes së produkteve ushqimore janë bërë një element kryesor gjatë pandemisë, teksa konsumatorët janë zhvendosur drejt blerjes së ushqimeve në internet. Pjesë e këtij trendi u bë edhe Hajde App, aplikacioni shqiptar, i cili ofron dërgesa të shpejta të ushqimit kudo ku ndodheni.

Startup-i ka mbledhur një fond fillestar prej 1 milion dollarësh për të fuqizuar zgjerimin e tij në tregjet rajonale në Ballkan dhe Europën Juglindore. Raundi i investimeve u drejtua nga Fasanara Capital, një fond udhëheqës me seli në Londër, i fokusuar në fintech dhe commerce technology dhe i mbështetur nga investitorë engjëj, duke përfshirë profilet e Goldman Sachs, Deloitte, Scalapay dhe Twig.

Platforma mundëson dërgesa të shpejta dhe efikase të ushqimit, brenda një ore. “Hajde” filloi të operonte me dërgesa në prill 2021 në tregun shqiptar dhe u zgjerua në Kosovë në tetor 2021.

Investimi do të ndihmojë kompaninë të zgjerohet në dërgesa për restorante, të ofrojë shërbimet e saj në Maqedoninë e Veriut si hap i parë i zgjerimit, si dhe të shtojë gamën e produkteve. Kjo do të konsolidojë pozicionin e saj brenda sektorit të ushqimor sipas kërkesave në territoret fqinje, në rajonin e Ballkanit dhe Europës Juglindore.

Lexo: Kosto e jetesës bëhet më e lartë për qytetarët. Të gjitha çmimet e produkteve të shportës janë rritur

Teksa tregon për planet e menjëhershme të kompanisë, Erli Çupi, CEO dhe bashkëthemelues i Hajde thotë: “Ne synojmë të tregojmë prezencën tonë në Maqedoni, ku kemi plane të qarta të ekzekutueshme për arritjen dhe shërbimin e klientëve vendas. Përgjatë rrugëtimit tonë intensiv në Shqipëri dhe Kosovë kemi dëshmuar një adoptim të shpejtë dhe një përgjigje jashtëzakonisht pozitive ndaj shërbimit tonë.”

Aktualisht, Hajde kryeson si aplikacioni nr. 1 për kategorinë e ushqimeve dhe pijeve në rajon, me rritje të shpejtë, të qëndrueshme, duke tërhequr interesin në treg, partneritete dhe investitorë.

Tech.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0