Startup-i shqiptar Gjirafa.com merr $2 milion investim

Startup-i shqiptar Gjirafa.com merr $2 milionë investim


Sipas portalit online të teknologjisë Techcrunch startup-i shqiptar i kërkimit online Gjirafa.com ka marrë një investim prej $2 milion për të vazhduar më tej zhvillimin e produktit të saj. Ky motor kërkimi është bashkëthemeluar nga Mergim Cahani dhe synon që të bëhet lider në fushën e kërkimit, blerjeve  dhe reklamimit online në rajon. 

Gjirafa ka zhvilluar një motor kërkimi, që ndryshe nga Google zgjidh disa probleme që dalin nga gjuha unike dhe komplekse që përdorin shqiptarët. Gjithashtu një pjesë e informacionit që kërkohet në shqip, nuk ndodhet në internet.

Për të zgjidhur këtë problem, Mergim Cahani bashkë me skuadrën e tij po punojnë që të hedhin sa më shumë informacion shqip online. Ata kanë filluar të hedhin online të gjithë oraret e nisjes së autobuzëve të rajonit, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Gjithsesi plani i tyre afatgjatë është të nxjerrin online një bazë të dhënash të bizneseve dhe kompanive që ndodhen në rajon, duke u bazuar tek modeli Yelp.com, për shkak se shumica e tyre nuk janë prezent në internet.Gjirafa-crunchbase-businessmag

Një tjetër mision i këtij startup-i është fotografimi i rrugëve të rajonit shqipfolës, siç bën Google me aplikacionin e saj Street View.

Për të realizuar qëllimet e saj , Gjirafa ka marrë një investim prej $2 milion nga Rockaway Capital me bazë në San Francisco dhe Pragë. Fondi që ka fituar Gjirafa, është dhënë për të rritur prezencën në internet të ekonomisë në rritje të Ballkanit dhe të dixhitalizimit të informacionit të Shqipërisë dhe Kosovës, duke e kthyer Gjirafa.com në lider të kërkimit,  blerjeve dhe reklamimit online.

I rëndësishëm është fakti që këtë startup e kanë mbështetur investitorë engjëj të rëndësishëm si Esther Dyson, Ondrej Bartos dhe Roland Berger.

/TechCrunch/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0