Startup-i që po përdor inteligjencën artificiale për të luftuar mashtr... - Business Magazine Albania

Startup-i që po përdor inteligjencën artificiale për të luftuar mashtrimet/ Sapo siguroi 35 milionë dollarë

Kur mashtruesit përdorin AI për të krijuar profile false, reklama të rreme dhe sulme që duken gjithnjë e më reale, zgjidhja më efektive është e qartë, përdor AI për t’i luftuar.
Këtë filozofi ndjek Doppel, startup-i i krijuar në 2022 nga Kevin Tian dhe Rahul Madduluri, që sapo ka siguruar 35 milionë dollarë investim të ri, duke e çuar vlerësimin e tij në 205 milionë dollarë.

AI kundër AI, si funksionon Doppel?

Doppel ka ndërtuar agjentë të inteligjencës artificiale që skanojnë internetin, rrjetet sociale dhe madje edhe dark web-in për:

-Website që imitojnë kompani të njohura

-Profile false në LinkedIn, WhatsApp, Instagram etj.

-Reklama mashtruese që përdorin zëra dhe imazhe të krijuara me AI

-Kërcënime phishing dhe sulme social engineering

Agjentët e Doppel trajtojnë 100 milionë sinjalizime në ditë, me një saktësi afër 90%, duke raportuar sulmet reale për t’u hequr nga platformat përkatëse.

Lexo gjithashtu: Opinion/Si do të jetë jeta kur AI të jetë më i mirë se ne në çdo gjë

Nga verifikimi manual te automatizimi inteligjent

Fillimisht, kompania përdorte ekipe njerëzish në Filipine dhe Indi për të verifikuar këto rreziqe. Por në shtator 2024, Doppel zbuloi se modelet e reja të OpenAI mund të kryenin këto detyra më mirë dhe automatizoi 30% të operacioneve të saj të sigurisë me agjentë të rinj AI.

Rezultati? Më shumë rreziqe të zbuluara, me më pak burime njerëzore.

Kur Notion u përball me një valë sulmesh, nga reklama mashtruese deri tek klonime të faqeve zyrtare, iu drejtua Doppel për ndihmë. AI-ja e Doppel eliminoi mijëra sulme brenda ditësh.

“Bëmë një transformim,u bëmë një objektiv shumë i shtrenjtë për t’u sulmuar,” tha Daniel Pyykonen, drejtues i sigurisë në Notion.

Klientë të mëdhenj dhe ndikim të gjerë

Me mbi 180 klientë enterprise, përfshirë United Airlines, OpenAI dhe Coinbase, dhe me rritje të trefishtë të të ardhurave vjetore, Doppel po zgjerohet në sektorët e naftës, financës, sigurimeve dhe më gjerë.

Sekreti? Një sistem që quhet “threat graph”, një hartë inteligjente që ndjek lidhjet mes numrave telefoni, adresave IP dhe profileve mashtruese, për të identifikuar infrastrukturën e sulmuesve, jo vetëm simptomat.

Lexo gjithashtu: Jo më vetëm ëndrra – 10 shpikje që po e bëjnë realitet të ardhmen!

“AI është arma e tyre, por tani është edhe e jona”

Në një botë ku mashtrimet duken reale dhe teknologjia përdoret për të krijuar konfuzion, Doppel po ndërton zgjidhje që mund të çmontojnë kërcënimet në rrënjë.

“Ne nuk po luajmë më me arna. Po i japim ‘të mirëve’ mjetet për të shkatërruar të gjithë rrjetin e sulmuesve,” thotë Kevin Tian.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0