Startup-i "Mëso Falas” fitues në nivel ndërkombëtar. Lindi gjatë pandemisë - Business Magazine Albania

Startup-i “Mëso Falas” fitues në nivel ndërkombëtar. Lindi gjatë pandemisë

Iniciativa “Mëso Falas”, është fituese e një Startup-i ndërkombëtar dhe aktive në nxjerrjen e videove edukuese në periudhën e Covid-19

Intervistë me Lisian Roseni, Lektues në projektin “Mëso Falas”

  1. Si lindi si ide, kur e keni nisur?

“Mëso Falas” ka lindur si ide në periudhën e izolimit nga Covid-19. Teknologjia ditët e sotme po kthehet në një aset shumë të rëndësishëm për ndërveprimin njerëzor dhe duke qenë se shumë shërbime dhe aktivitete po kthehen online ne menduam për një platformë në fushën e edukimit që të ishte shqip, online dhe falas për të gjithë. Duke qenë se “Mëso Falas” ka lindur nga një ekip profesionistësh të rinj, të cilët janë të specializuar në fushat e teknologjisë dhe edukimit menduam të bëjmë një lidhje mes të dyjave dhe të ofrojmë diçka të vlefshme për shoqërinë.

Implementimi i projektit “Mëso Falas” ka nisur para rreth 2 javësh me pjesëmarrjen tonë në një kompeticion Startup-i ndërkombëtar të organizuar nga Zero21. Mentorimi nga mentorët më të mirë të fushës na ndihmoi të zhvillonim më shumë idenë dhe të nisnim me implementimin e tij. Ky Startup është një mundësi për një financim të mundshëm nga investitor ndërkombëtar në mënyrë që të kemi mundësitë ekonomike për të garantuar vazhdimësinë e këtij shërbimi falas për të gjithë.

  1. Si e zhvilluat këtë ide?

Aktualisht kemi vetëfinancuar krijimin e një studio xhirimesh në kushte shtëpie si arsye e Pandemisë, por në të ardhmen synojmë të kemi një studio edhe më profesionale. Duke qenë se në gjuhën shqipe nuk ekzistojnë video profesionale dhe falas mbi “Hoë to”, pra “Si të”. Ne kemi menduar që për këdo pavarësisht se nuk është shumë i përditësuar me teknologjinë të mund të ketë mundësi me një klikim të shpejtë të mësojë çfarëdo që ka nevojë në gjuhën shqipe në lidhe me “Si të”. Mundësitë janë të pafundme në këtë aspekt, por si fillim ne do të ofrojmë video në tre kategori. Tutoriale për programet më të përdorura kompjuterike në mënyrë që dikush të aftësohet në këto programe dhe të ketë mundësi të avancojë në karrirën e tij ose të ketë mundësi të ndryshojë karrierën e tij lehtësisht. Tips & Ticks ose siç i quajmë në gjuhën shqipe kleçka. Do ofrojmë në këtë kategori kleçka të ndryshme që do lehtësojnë jetën e atij që i ndjek këto video me disa këshilla të shkurtra. Në fund kemi edhe kategorinë Soft Skills, në këtë kategori synojmë të ofrojmë trajnime kryesisht në aspektin e orientimit të karrierës dhe lehtësimit të zgjedhjeve jetësore për secilin.

  1. Si ndikoi Covid-19 në sipërmarrjen tuaj?

Situata e pandemisë na nxiti të ndërmerrnim një nisëm të tillë. Si arsye e izolomit të gjithë popullatës, menduam për një zgjidhje të thjeshtë në aspektin e edukimit, duke ofruar video profesionale në gjuhën shqipe. Sigurisht që kjo platformë nuk synon të konkurrojë edukimin formal, por të jetë një aset shtesë për edukimin e mëtejshmë jo vetëm për nxënësit apo studentët që ndjekin një edukim formal, por për këdo që ka dëshirë të mësojë pavarësisht moshës që ka.

  1. Pse dëshironi të ofroni një shërbim të tillë falas?

Në përgjithësi shoqëria shqiptare është pak skeptike ndaj iniciativave flas, por fakti se diçka ofrohet falas për komunitetin, kjo nuk do të thotë se nuk ka nevojë për burime financiare për tu zhvilluar dhe ndoshta edhe fitim të mundshëm. Platformat në Youtbe, mediat private dhe shumë aplikacione ofrohen falas për të gjithë, por kjo nuk do të thotë se nuk arrijnë të nxjerrin të ardhura nëpërmjet metodave të marketingut dhe reklamimit.

Komunitetet më të zhvilluara botërore janë globalizuar dhe zhvilluar si arsye e aftësisë që kishin për të ndarë me njëri-tjetrin. Komunitetet në internet janë zhvilluar duke pasur si bazë ndarjen e infomacionit. Edukimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe për perspektivën tonë, njerëzit nuk kanë nevojë të paguajnë për t’u edukuar.

  1. Çfarë ju dallon nga të tjerët?

Ajo që na dallon nga konkurrentët e tjerë është qëllimi për të cilën po e bëjmë dhe mënyra me të cilën po e bëjmë këtë iniciativë. Qëllimi ynë është që të ofrojmë një platformë edukimi falas për të gjithë. Pavarësisht se platforma të ngjashme ekzistojnë në gjuhën angleze, në gjuhën shqipe është e vështirë të gjesh video lehtësisht të aksesueshme, profesionale dhe falas për të gjithë. Pavarësiht se mund të ekzistojnë kurse profesionale nga qendra të ndryshme ato nuk janë lehtësisht të aksesueshme dhe çka është më e rëndësishme mund t’i aksesosh kryesisht kundrejt një pagese. Ekzistojnë video sporadike edukuese falas në You Tube, por jo një platformë profesionale, e cila ofron cilësi jovetëm në përmbajtjen e videos, por edhe në aspektin e editimit.

Lexo: Themeluesi i StartupWeekend: kërkoni rritje por mos harroni misionin e biznesit

  1. Si e shihni të ardhmen e “Mëso Falas”, pra cilat janë projektet tuaja?

Në këto dy javët e fundit kemi hapur dhe promovuar iniciativën tonë në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe LinkedIn. Kemi publikuar 6 videot e para në platformën tonë në YouTube duke synuar publikimin e 3 ose 4 videove të reja në javë. Synimi pas rreth 6 muajsh është të kemi populluar kanalin tonë në YouTube me një numër të konsiderueshëm videosh dhe të kemi kaluar një pjesë të videove në një modul online me trajnime më të plota në tema më specifike.

Ditët e sotme globalizimi është një temë shumë tërheqëse për të gjithë, por pyetja që ne shtrojmë është, a mund të ndihmojë lokalizimi në procesin e globalizimit? Pra, fakti se ekzistojnë shkrime, video apo të dhëna në gjuhë të ndryshme lokale, kjo a nuk ndihmon në procesin e globalizmit? Ne mendojmë se po, pasi nëpërmjet “Mëso Falas” synojmë të arrijmë audiencë të gjerë në të gjitha trojet shqiptare dhe për këdo person shqipfolës në botë. Iniciativa që forcojnë lokalitetet janë patjetër në dobi të së mirës së përgjithshme në nivel global. Që kjo gjë të bëhet e mundur nevojitet nga ana jonë qëndrueshmëri e vazhdueshme dhe krijimi i një linje më të gjerë trajnimesh edukuese profesionale dhe interaktive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0