Në manifestimin e rastit, kompania ‘Normak Investment Group’ ia dorëzoi çelësin e objektit menaxhmentit të kompanisë ‘Lear Corporation’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjala është për një hapësirë prej 11.800 metër katrorë dhe në të do të angazhohen deri në fund të vitit 2016 rreth 1000 punëtorë, kurse deri në fillim të vitit 2018 numri i përgjithshëm parashikohet të arrijë shifrën prej 2.500 të punësuarëve.
Punimet për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të kësaj kompanie për tregun e huaj, filluan para gjashtë muajve dhe në to u angazhuan mbi 30 ndërmarrje, kryesisht vendore. Ky investim kap vlerën rreth 7 milionë euro, ndërsa kompania amerikane ‘Lear Corporation’ ka investuar 10 milionë euro. Proçesi i prodhimit startoi të hënën më 8 gusht ndërsa kushtet e përgjithshme të punëtorëve janë sipas standardeve më të larta perëndimore.
Ky objekt është i kategorisë së parë dhe i plotëson të gjitha kushtet për një efikasitet energjetik të nivelit A+ dhe, në Maqedoni, është ndër objektet e rralla të këtij niveli.
Burimi: tvart.mk