Një start-up i inteligjencës artificiale (AI), Perplexity, ka bërë një ofertë të papritur prej 34.5 miliardë dollarësh (25.6 miliardë paund) për të blerë shfletuesin e internetit Google Chrome.
Në një letër drejtuar Sundar Pichai, drejtuesit të Alphabet, kompania mëmë e Google, Perplexity deklaroi se kalimi i Chrome tek një operator i pavarur, i përkushtuar ndaj sigurisë së përdoruesve, do të sillte përfitime për publikun.
Megjithatë, një investitor në industrinë e teknologjisë e cilësoi ofertën si një “show” që vlerëson Chrome shumë më poshtë nga vlera e tij reale dhe theksoi se nuk është aspak e qartë nëse platforma është në shitje.
Lexo edhe: TikTok sfidon “fake news” me shënime komunitare – a funksionon vërtet ky model?
BBC ka kontaktuar Google për një koment, por kompania nuk ka dhënë ende përgjigje. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Google për shitjen e Chrome – shfletuesit më të popullor në botë, me mbi tre miliardë përdorues të vlerësuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto