Sot nisi zyrtarisht “Growpreneur Boostcamp”, një program intensiv dyditor që shënon pikënisjen e rrugëtimit për startupet më premtuese të përzgjedhura së fundmi. Me pjesëmarrjen e ideve të reja inovatore dhe themeluesve ambiciozë, ky kamp është konceptuar si hapi i parë drejt përgatitjes për investime dhe përshpejtimit të rritjes së tyre në treg.
Lexo gjithashtu: Demo Day e Growpreneur dëshmon se startup-et shqiptare janë gati për tregun global
Në këtë edicion, Boostcamp-i ofron punëtori të fokusuara, analiza të modelit të biznesit, mentorim praktik dhe feedback të personalizuar, me qëllim që çdo startup të kuptojë saktësisht ku ndodhet sot dhe çfarë e pret në rrugën drejt suksesit.
Por ky program nuk është thjesht një trajnim: është gjithashtu një moment përzgjedhjeje. Vetëm startupet që tregojnë potencialin më të lartë do të kenë mundësinë të vijojnë më tej në fazën e radhës, programin e plotë akselerues të Growpreneur.
Lexo gjithashtu: Stampisti ‘rrëmben’ investitorët në Growpreneur, ideja që mund të kthehet në sukses ndërkombëtar
Dita e parë ka përfunduar me energji pozitive dhe angazhim maksimal nga pjesëmarrësit, ndërsa nesër pritet të kulmojë me prezantime të rëndësishme dhe vendime që do të përcaktojnë të ardhmen e këtyre ideve të reja.
Dy ditë për të ndërtuar, mësuar dhe për të rritur, ky është misioni i Growpreneur Boostcamp.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto