Stacionet e karburantëve Shell futen në tregun shqiptar - Business Magazine Albania

Stacionet e karburantëve Shell futen në tregun shqiptar

Kompania shqiptare Kastrati Group Sh.a, Coral S.A dhe Coral Sh.a., (e licencuar e markës së karburanteve Shell për Shqipërinë),  nënshkruan sot një marrëveshje për të hapur për herë të parë në Shqipëri stacionet e karburanteve të markës Shell.

Sipas kësaj marrëveshjeje, stacionet e para të karburanteve të markës Shell do të hapen në fund të vitit të ardhshëm. Ky rrjet i ri do t’ju japë klientëve shqiptarë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime premium të markës Shell.

Në emër të Kastrati Group Sh.a, Ardit Kastrati u shpreh: “Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin me Coral S.A dhe hyrjen në Shqipëri të stacioneve të markës Shell. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për sektorin shqiptar të energjisë. Ky partneritet do të sjellë markën Shell tek klientët vendas, duke ju ofruar një gamë më të gjerë të shërbimeve dhe produkteve të karburanteve. Ky është vetëm fillimi dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim sektorin shqiptar të energjisë duke ofruar mundësi të reja dhe rritje të qëndrueshme.”

Christos Ketsitzoglou në emër të Coral Albania shtoi: “Hapja e stacioneve të markës Shell, në bashkëpunim me Grupin Kastrati në Shqipëri është pjesë e strategjisë sonë për të rritur më tej operacionet tona në Evropën Juglindore. Ky bashkëpunim synon të sjellë një epokë të re në vend për stacionet e shitjes me pakicë të karburanteve dhe shërbimet në sektorin e energjisë.”

Informacione Rreth:

Kastrati Group Sh.a

Kastrati Group Sh.a është një nga markat më me reputacion në Shqipëri, i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe ekselencës, në industri të ndryshme. Me një prezencë në sektorë si tregtimi i karburanteve, turizmi dhe hoteleria, sigurimet dhe shërbimet financiare, infrastruktura, ndërtimi, industria automotive dhe tregtia me pakicë, Kastrati Group ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Për më shumë se 30 vjet, grupi ka ndërtuar një reputacion të fortë përmes investimeve strategjike, partneriteteve të forta dhe fokusimit në kënaqësinë e klientit.

Coral S.A.

Coral S.A. operon në tregun grek të naftës që nga viti 1926. Ish-Shell Hellas S.A. e cila u riemërua në korrik 2010 pas blerjes nga Motor Oil Hellas S.A. Me më shumë se 800 stacione me pakicë që operojnë nën markën Shell në Greqi dhe me disa tregje në Evropën Juglindore (Qipro, Kroaci, Serbi, Maqedonia e Veriut), Coral S.A. është lider në tregun e naftës. Aktivitetet e saj kryesore përfshijnë shitjet me shumicë dhe pakicë të një game të gjerë produktesh nafte, me klientë në sektorët industrialë, tregtarë dhe të transportit detar. Coral Albania Sh.a është themeluar në vitin 2017 në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0