Spotify tanimë një rrjet social? - Business Magazine Albania

Spotify tanimë një rrjet social?

Spotify tanimë një rrjet social?

Spotify ka lançuar së fundmi opsionin e komenteve në podkaste, duke bërë një hap tjetër drejt krijimit të një përvoje rrjetëzimi social brenda një aplikacioni të njohur kryesisht vetëm për muzikë. Tani, krijuesit e podkasteve mund të angazhohen drejtpërdrejtë me dëgjuesit e tyre brenda Spotify-t, ashtu si dhe mund të shfrytëzojnë edhe veçori të tjera interaktive si sondazhet dhe pyetje-përgjigjet. Kjo, së bashku me riorganizimin e aplikacionit në vitin 2023, i cili shtoi një feed të ngashëm me stilin e TikTok-ut, profile artistësh ku mund të shesin dhe bileta koncertesh, si dhe mundësinë për të postuar një histori, po formon Spotify-n si një rrjet social i përqendruar në të gjitha aspektet që lidhen me audion, dhe jo vetëm si një aplikacion për transmetimin e muzikës.

Pas shtimit të opsionit për komente në faqet e episodeve të podkasteve, lind pyetja nëse Spotify do të shtojë një funksion të ngjashëm për artistët muzikorë në të ardhmen. Kjo mund të jetë një shtesë edhe më tërheqëse për aplikacionin, pasi bazat e fansave të muzikantëve priren të jenë më të mëdha dhe më aktive se ato të podkasteve.

Ndryshe nga Apple, Spotify nuk ka deklaruar asnjëherë publikisht se po ndërton një rrjet social të fokusuar në audio. Në vend të kësaj, kompania ka prezantuar në mënyrë graduale dhe të ngadaltë një seri veçorish që thjesht e bëjnë aplikacionin më social për krijuesit dhe fansat e tyre.

Me ridizajnimin e vitit të kaluar, për shembull, Spotify shtoi feeds me video brenda aplikacionit në ndërfaqen e tij Home, duke përfshirë tabet për Muzikë, Podkaste dhe Librari Audio. Edhe pse dizajnet e këtyre feeds janë ndryshuar që nga lancimi, ky hap tregoi se Spotify po ndikohej dhe po frymëzohej nga rrjeti social më i preferuar i gjeneratës Z, TikTok, kur po dizajnonte produktin e tij.

CEO i Spotify, Daniel Ek, foli për ndikimin e TikTok gjatë të ardhurave të tremujorit të parë të 2024, duke i thënë investitorëve se TikTok dhe të tjerët kishin “përmirësuar përvojën e përdoruesit” dhe se gjithë industria po “mësonte rreth këtyre trendeve dhe po përpiqej të përmirësonte produktet e saj.”

“… Ne nuk jemi ndryshe nga të tjerët në atë që po përpiqemi të mësojmë nga tregu,” tha Ek, duke iu referuar ndikimit të TikTok në aplikacion. “Ne mësojmë çfarë u pëlqen konsumatorëve. Përpiqemi ta përmirësojmë produktin referuar asaj me synimin për të krijuar përvojën më të mirë të mundshme për përdoruesit.”

Lexo edhe: “European Festival Civic Education” vjen në Tiranë në datat 14-17 Nëntor 2024

Gjatë vitit të kaluar, Spotify ka shtuar mënyra të reja për artistët që të arrijnë te fansat, përmes opsionit të Spotify Clips, e cila funksionon ngjashëm me Stories në rrjetet e tjera sociale. Artistët mund të shtojnë video 30-sekondëshe në faqet e tyre të profilit dhe të albumeve.

Artistët gjithashtu mund të entuziasmojnë fansat për publikimet e tyre më të reja me faqet që bëjnë numërimin mbrapsht, si dhe të vazhdojnë të komunikojnë me fansat përmes videomesazheve në fushatën vjetore të Spotify Wrapped. Ndërkohë, përdoruesit e Spotify mund të ndjekin krijuesit dhe miqtë në platformë për të qëndruar të përditësuar me muzikën dhe ngjarjet më të fundit dhe për të parë se me çfarë përmbajtje audio po ndërveprojnë miqtë. Ata gjithashtu mund të bashkëpunojnë në playlistat e këngëve që mund ti shtojnë gjithësecili në kohë reale.

Me shtimin e komenteve, Spotify parashikon një aplikacion ku përdoruesit nuk janë thjesht dëgjues pasivë, por janë të angazhuar në mënyrë aktive duke ndarë mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tyre, siç do të bënin në një rrjet social tradicional.

Të gjitha këto veçori të kombinuara, po transformojnë Spotify nga një platformë e thjeshtë transmetimi muzikor në një aplikacion që synon të jetë aktual dhe konkurues për kohën.

 

TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0