Industria e mikpritjes po përjeton ndryshime të mëdha, dhe për shumë hotele dhe restorante, digjitalizimi nuk është më një mundësi, por një domosdoshmëri.
Për shumë hotelierë, menaxhimi i dhomave, organizimi i punës së recepsionit, raportimi financiar dhe koordinimi me kanalet e shitjes janë probleme që kërkojnë zgjidhje efikase. Teknologjia që ekziston në treg shpesh nuk është e përshtatshme për realitetin e biznesit të mikpritjes, duke çuar në humbje kohe, rritje të gabimeve njerëzore dhe vështirësi në menaxhimin e operacioneve të përditshme.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga Elite Travel Group, mbi 86% e strukturave të mikpritjes operojnë me sisteme të ndara, të cilat nuk komunikojnë me njëra-tjetrën, duke sjellë fragmentim dhe konfuzion në menaxhim. Ndërkohë, 90% e punonjësve të sektorit shprehen të pakënaqur me mënyrën se si janë të strukturuara proceset, çka reflektohet direkt në performancën e shërbimit dhe përvojën e klientit.
Elite Travel Group, një kompani me 25 vjet përvojë në industrinë e turizmit dhe mikpritjes, e kuptoi këtë boshllëk dhe, në kërkim të një zgjidhjeje që do t’i shërbente më mirë hoteleve dhe restoranteve të tij, zhvilloi Spoonbill PMS – një sistem menaxhimi që ka lindur nga vetë nevojat dhe përvojat e hotelierëve shqiptarë.
Lexo edhe: Menaxhimi i udhëtimeve të biznesit: Një nevojë strategjike
Spoonbill PMS ofron një platformë të qendersuar dhe të thjeshtë për t’u përdorur, ku mund të menaxhohen struktura akomoduese dhe njësi gastronomike pa kufizime madhësie apo vendndodhje. Ky sistem është krijuar për të adresuar problematikat e përditshme të hotelierëve, duke ofruar një rrjedhë pune të unifikuar që eliminon ndarjen mes departamenteve dhe minimizon gabimet që shpesh lindin nga komunikimi i pamjaftueshëm.
Një nga dallimet kryesore të Spoonbill PMS është qasja e tij praktike dhe gjithëpërfshirëse. Përveç softuerit, Spoonbill PMS ofron një proces të plotë implementimi, duke përfshirë trajnimin e stafit dhe mbështetje të vazhdueshme teknike. Manualet janë të personalizuara sipas nevojave të secilit sektor dhe ndihmojnë në kalimin e lehtë në përdorimin e sistemit, duke u siguruar që çdo element i biznesit të jetë i mbështetur në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase.
Spoonbill PMS është më shumë se një mjet teknologjik: ai është një partner që i ndihmon bizneset të bëjnë një kalim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm drejt të ardhmes. Teknologjia nuk ofrohet si një mjet i jashtëm, por si një pjesë e pandashme e procesit të menaxhimit, e integruar me edukimin dhe mbështetje të përditshme për stafin dhe strukturat.
Për industrinë e mikpritjes, ku efikasiteti dhe reduktimi i gabimeve janë kyçe për sukses, Spoonbill është një zgjidhje e qartë dhe pragmatike. Duke ofruar një sistem të thjeshtë, të përshtatshëm dhe të integruar, Spoonbill mundëson që hotelierët të përballojnë sfidat e çdo dite, të rrisin efikasitetin dhe të përmirësojnë standardet e shërbimit të tyre, duke u përshtatur në mënyrë të qëndrueshme me tregun global.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.