Spokata, platforma e lajmeve që mban firmën e shqiptarit nga Ulqini

Spokata, platforma e lajmeve që mban firmën e shqiptarit nga Ulqini


Nga fundi i vitit të kaluar në SHBA doli lajmi se një aplikacion për smartphone i një formati të papreçedentë është lançuar për operatorët iOS.

Spokata, një platformë lajmesh audio në kohë reale; Një sistem tejet i ndërlikuar i zhvilluar me qëllimin për t’i ofruar përdoruesit një përmbledhje të shkurtër zanore të lajmeve nga burimet më elitare të botës së sotme si: Bloomberg, The Guardian, The Washington Post, etj,. përkatësisht mbi 100 burime lajmesh bazë të dhënash. Ky projekt i nisur prej gati dy vitesh dhe i lançuar me vështirësi të pamatshme në Tetor të vitit 17’ mban firmën e Fadil Avdiut, shqiptari nga Ulqini që unë kam pasur nderin të bisedoj dhe në fund të ditës ta konsideroj një mik që nuk mund ta harroj.

 

Fadili është djali i madh i familjes Avdiu dhe ka pak që ka përqafuar të 30’at. Familja e tij ka emigruar në fillimet e viteve 90’ në Amerikë, aty ku do të nisë dhe udhëtimi i tij i gjatë për në majat botërore të inovacionit teknologjik. Gjatë kohës që Fadili flet për jetën e tij dhe mënyrën sesi i kanë rrjedhur gjërat, fjalët e shqipes së tij thjeshtëzohen ndër modesti dhe naivitet.

Fadili flet me krenari për punën e tij si kamarier në lokalet e natës në New York, ku i ndodhin dhe njohjet që do t’i ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Pas 8 vitesh të gjata pagjumësie dhe decibelësh të lartë, ai kishte kursyer mjaftueshëm sa për të ndjekur studimet dhe ëndrrat e tij.

Pas diplomimit për Biznes Ndërkombëtar në New York, Fadili themeloi kompaninë e tij GreenMedia, një kompani e vendodhur në Sri Lanka e specializuar në shërbimin e plotë të website-ve. Në faqen ‘Rreth Nesh’ të GreenMedia përshkruhet: “Ne jemi një kompani që kombinojmë teknologjinë më të fundit të industrisë me mendjet e talentuara të ekipit tonë për t’i ofruar klientëve shërbimet më të mira të mundshme”.

Sot, pas më shumë se një dekade, Green Media Partners ka siguruar zgjidhje revolucionare të marketingut online, i cili ka rezultuar efektiv në gjenerimin e kthimit optimal të investimit për klientët e tyre. Shërbimimi prestigjioz dhe proceset e veçanta që GreenMedia inkorporon, i karakterizojnë si një kompani lider në SEO.

Sipas tyre, edhe faqja më e bukur është e pakuptimtë nëse askush nuk e sheh.

Ekipi i zhvilluesve dhe i marketuesve i udhëhequr që prej themelimit nga Fadili rrisin shikueshmërinë e klientëve të tyre në motorët e kërkimit dhe sjellin një rritje të dukshme në normat e shitjeve brenda një periudhe të shkurtër kohore. Teksa ngjitja e shkallëve për të vazhdon ai nuk rresht kurrë së motivuari veten dhe tenton gjithnjë të kapërcejë kufijtë që të tjerët ngrejnë. Projekti Spokata për të është rezultati i një jete të tërë sakrificash dhe ambicjesh. Vështirësitë e pafundme teknike të këtij projekti nuk mund të përmblidhen në përmbajtjen e një artikulli dhe ndërhyrjet e shumta të paparashikuara në programim nuk janë më të rëndësishme sesa rezultati i paimagjinueshëm që ky aplikacion i përfunduar solli për njerëzimin.

Spokata, platforma audio e lajmeve në kohë reale që shpërndan përmbajtje nga mbi 100 burime të verifikuara globale. Duke përdorur një kombinim algoritmesh dhe teknologjinë Polly nga AI i Amazon* që konverton tekstin në fjalim, brenda fare pak sekondash artikujt që postohen në internet Spokata i shëndërron në përmbledhje zanore. Në këtë mënyrë përdoruesit marrin lajme të shkurtra, të bazuara në artikuj koherentë dhe të plotë. Spokata arrin të reduktojë deri në 90% përmbajtjen e çdo artikulli dhe përsëri përcjell tek dëgjuesi thelbin që artikulli në vetvete jep.

Aplikacioni për momentin është i disponueshëm vetëm në platformën iOS dhe pas 27 review-sh nga përdoruesit mban krenarisht 5 yje të plota në AppStore. Disa nga vartësit më të mëdhenj të teknologjisë si Digital Trends, Digital Mode, apo MustTechNews kanë nisur fushatën e tyre të superlativave dhe me siguri do dëgjojmë gjatë për ecuritë e këtij projekti. Për oportunistët e teknologjisë dhe të tregjeve amerikane, investitorët e rinj të interesuar për Spokata janë të mirëpritur të kontaktojnë Fadilin apo përfaqësuesit e tjerë të kompanisë. Kompania GreenMedia shpreh mbështetje të plotë në zhvillimin e partneriteteve dhe investimeve të reja.

Sado e përpiktë që të jetë jeta jonë ka gjithnjë hapësirë për të shfrytëzuar gjithnjë e më mirë kohën. Spokata dhe Fadil Avdiu kanë sjellë një tjetër dimension informimi që me shumë gjasa do mbetet si pikë referimi për mënyrën e informimit në të ardhmen. E ardhmja është gjithmonë e më emocionuese dhe teksa shqiptari nga Ulqini Fadil Avdiu mrekullon me punën e tij botën dixhitale globale, ne nuk na mbetet tjetër përveçse të frymëzohemi dhe të krenohemi me të.

Shkrim nga Olger Hidri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0