Spitali më i madh i Kontinentit Europian hapet në Ankara - Business Magazine Albania

Spitali më i madh i Kontinentit Europian hapet në Ankara


Tashmë spitali më i madh në Europë gjendet në Turqi. Ky është një kompleks spitalor me 3,623 shtretër. Spitali ka 904 dhoma klinike, një njësi të kujdesit intensiv me 674 shtretër dhe 131 dhoma kirurgjie, ku më shumë se 600 operacione mund të kryhen çdo ditë. Spitali i Ankarasë pritet të trajtojë çdo ditë 30.000 pacientë. Midis 2017 dhe 2018, u hapën tetë spitale  në qytetet Mersin, Yozgat, Isparta, Adana, Kayseri, Elazığ, Eskişehir dhe Manisa dhe sipas mediave turke shumë  të tjerë janë planifikuar të ndërtohen aty.Lexo: Hygeia shitet për 30.5 milionë euro. Spitali Amerikan paguan 1 milion euro kesh dhe 29.5 milionë euro borxhe

Ky spital do të punësojë 12 mijë njerëz, të cilët do të jenë jo vetëm mjekë dhe infermierë, por një ekip, për të cilin ka nevojë një spital. Për të siguruar cilësinë e shërbimeve, qeveria ka miratuar një model partneriteti publik-privat për ndërtimin dhe funksionimin e komplekseve. Në një deklaratë për gazetarët, Ministrja turke e Shëndetësisë, tha se ky kompleks spitalor përfshin tetë pavionë të ndyshëm, të specializuar në degë të ndryshme të mjekësisë. Pritet që së shpejti të hapen edhe dy spitale të tjera, në Ankara dhe në Bursa.
DAILY SABAH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0