Hygeia shitet për 30.5 milionë euro. Spitali Amerikan paguan 1 milion euro kesh dhe 29.5 milionë euro borxhe

Hygeia shitet për 30.5 milionë euro. Spitali Amerikan paguan 1 milion euro kesh dhe 29.5 milionë euro borxhe


Kompania me bazë në Greqi, Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia ka bërë të ditur se ka përmbyllur shitjen 100% të degës së saj në Shqipëri tek Spitali Amerikan.

“Vlera e shitjes arrin në 1 milion euro (1.16 milionë dollarë) pa llogaritur këtu borxhet deri në momentin që është kryer transaksioni”, ka bërë të ditur “Hygeia” në një njoftim për shtyp.

Blerësi, Spitali Amerikan, ka marrë përsipër, sipas njoftimit të paguajë edhe detyrimet e prapambetura të kompanisë që arrijnë në 29.5 milionë euro.

Lexoni: Spitali Amerikan blen “Hygeian”

“Kjo shumë do të përdoret tërësisht për të ulur huamarrjen e kompanisë në banka”, vëreh Hygea në Greqi.

Hygeia e angazhuar në shërbimin shëndetësor parësor e dytësor llogariste 6 spitale ne Greqi, Shqipëri dhe Qipro. Ajo kontrollon gjithashtu edhe kompani që sigurojnë furnizime farmaceutike dhe pajisje.

Ndërkohë, spitali Amerikan është ngritur në Shqipëri në Dhjetor të vitit 2006. Kjo kompani ka 6 spitale në Shqipëri dhe Kosovë.

Burimi: Seenews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0