Sektori i turizmit në Spanjë do të rihapet dhe do të jetë gati për të pritur turistët e huaj në muajin korrik, tamam në kohë për pushimet verore, pasi vendi gradualisht po heq një nga lock-down më të rrepta në botë pasi u prek nga pandemia e Covid-19, që ka vrarë gati 30,000 persona në Spanjë.
Faktet kryesore
- Turistëve të huaj do të lejohen të vizitojnë Spanjën duke filluar nga muaji korrik, u shpreh kryeministri Pedro Sánchez para gazetarëve në një konferencë për shtyp të Shtunën.
- Sánchez tha se sektori i turizmit në Spanjë duhet të fillojë përgatitjet për rihapjen dhe inkurajoi Spanjollët që të planifikojnë pushimet e tyre verore brenda vendit.
- Sipas Reuters, Spanja pret më shumë se 80 milion turistë të huaj në vit, dhe ata kontribuojnë në ekonominë vendase prej gati 13%.
- Bashkimi Evropian ka shtyrë vendet e saj anëtare që të hapin vendet e tyre për turizëm, të paktën për vendet brenda bashkimit në kohë për pushimet veriore, pasi turizmi përbën 10% të ekonomisë së BE-së.
- Ende nuk dihet se çfarë masash specifike mbrojtëse do të vendosen ose nëse Spanja do të kufizojë hyrjen vetëm për turistët nga vendet e konsideruara me rrezik më të ulët, siç ka bërë Italia.
- “Pjesa më e vështirë ka mbaruar,” tha Sánchez.
Este verano habrá temporada turística. Reactivamos el turismo nacional y desde julio también el internacional, siempre garantizando todas las condiciones de seguridad.
El sector contará este año con dos nuevos sellos: de seguridad sanitaria y de sostenibilidad medioambiental. pic.twitter.com/EtZ3qfKsrY
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) May 23, 2020
“Ne do të garantojmë që turistët nuk do të rrezikojnë dhe nuk do të përbëjnë rrezik për ne,” – tha Sánchez para gazetarëve të Shtunën. “Nuk do të ketë përplase mes shëndetit dhe biznesit”.
Spanja është përballur me një nga shpërthimet më të këqija të Covid-19 në botë, duke regjistruar më shumë se 230,000 raste të konfirmuara dhe 28,000 vdekje të ardhura si pasojë e virsuti. Vendi ka qenë në një karantinë mbarëkombëtare që nga mesi i muajit Mars, megjithëse kufizimet kanë filluar te hiqen gradualisht në të gjithë Spanjën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto