Spanja kërkon 20 miliardë euro kredi për skemën e punës me kohë të shkurtër - Business Magazine Albania

Spanja kërkon 20 miliardë euro kredi për skemën e punës me kohë të shkurtër

Spanja i bëri kërkesë sot Komisionit Evropian për një kredi prej më shumë se 20 miliardë euro, me qëllim financimin e skemës së punës me kohë të shkurtër, e paraqitur gjatë pandemisë.

“Shuma e saktë varet nga sa para kërkohen nga vendet e tjera të BE-së”, saktësoi Ministria spanjolle e Ekonomisë. BE ka vënë në dispozicion 100 miliardë euro për shtetet anëtare përmes skemës së punës me kohë të shkurtër të quajtur “Mbështetje për të lehtësuar rreziqet e papunësisë në një rast urgjence” (SURE).

SURE është pjesë e paketës së ndihmës prej 540 miliardë eurosh kundër koronavirusit, e miratuar nga shtetet anëtare në prill. Paketa përbëhet ekskluzivisht nga kredi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0