SpaceX si rrallë herë blen startup-in Swarm për të plotësuar ekipin e tij të Starlink - Business Magazine Albania

SpaceX si rrallë herë blen startup-in Swarm për të plotësuar ekipin e tij të Starlink

SpaceX

SpaceX po blen startup-in e rrjetit satelitor amerikan Swarm Technologies, sipas një njoftimi në Komisionin Federal të Komunikimeve (FCC).

Swarm ka lëshuar 150 satelitë të vegjël SpaceBEE me kosto të ulët në orbitë për të transmetuar internet broadband tek klientët në Tokë, një model i ngjashëm me Starlink, shërbimin e internetit satelitor të SpaceX.

Starlink ka gati 100,000 përdorues dhe 1,650 satelitë në orbitë.

Si pjesë e marrëveshjes, kompania e Elon Musk do të marrë kontrollin e liçencave të stacioneve satelitore dhe tokësore të Swarm dhe startup -i do të bëhet një degë e drejtpërdrejtë dhe në pronësi të plotë të SpaceX, thuhet në njoftim.

Kjo është një marrëveshje e rrallë për SpaceX, e cila zakonisht bën satelitët dhe raketat e veta. Kompanitë nuk i zbuluan kushtet dhe detajet financiare të marrëveshjes.

Lexoni: Starlink, rrjeti satelitor i Elon Musk do të shpërndajë internet në gjithë botën brenda pak javësh

Swarm ra dakord për një marrëveshje bashkimi me SpaceX më 16 korrik. Marrëveshja do të kombinojë aftësinë e të dy kompanive për të “ofruar shërbime satelitore novatore që arrijnë në pjesët e pambrojtura dhe të paarritshme të botës”, thuhet në njoftim.

“Shërbimet e Swarm do të përfitojnë nga kapitalizimi më i mirë dhe qasja në burimet në dispozicion të SpaceX, si dhe sinergjitë që lidhen me blerjen nga një ofrues i shërbimeve të projektimit, prodhimit dhe lëshimit të satelitit.”

SpaceX do të përfitojë nga “qasja në pronësinë intelektuale dhe ekspertizën” e Swarm, dhe burimet e ekipit të startup-it.

Swarm, me seli në Mountain View, California, u themelua në vitin 2016 dhe njoftoi se shërbimi i tij i internetit u aktivizua në shkurt, sipas një raporti të TechCrunch.

Shërbimi i internetit satelitor i SpaceX, Starlink, nisi testin e tij beta në tetor.

/businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0