SpaceX shkruan histori - Starship kapet për herë të parë në ajër, hap epokën e re të udhëtimeve hapësinore! - Business Magazine Albania

SpaceX shkruan histori – Starship kapet për herë të parë në ajër, hap epokën e re të udhëtimeve hapësinore!

SpaceX shkruan histori - Starship kapet për herë të parë në ajër, hap epokën e re të udhëtimeve hapësinore!

Në një arritje të jashtëzakonshme, kompania hapësinore e Elon Musk, SpaceX, realizoi një moment historik – kapjen e parë të raketës së saj booster. SpaceX arriti këtë sukses në fluturimin e pestë testues të raketës së saj Starship, një moment kyç në misionin e kompanisë për të krijuar një sistem raketash tërësisht të ripërdorshëm.

Raketa Starship e SpaceX u ngrit nga qendra Starbase e kompanisë, pranë Brownsville, Texas, në orën 08:25 ET. Booster-i gjigant “Super Heavy” i raketës u aktivizua dhe, rreth shtatë minuta pas ngritjes, u kthye në vendin e nisjes, ku u kap nga krahët “chopstick” të kullës së kapjes.

Ndërkohë, pjesa e sipërme e raketës Starship u shkëput nga booster-i dhe vazhdoi fluturimin e saj në hapësirë. Ajo udhëtoi gjysmën e rrugës përreth planetit para se të rihynte në atmosferën e Tokës dhe të përfundonte me sukses testin me uljen në Oqeanin Indian, ashtu siç ishte planifikuar.

Lexo edhe: “Primordial Passion” – Ora e parë luksoze shqiptare me vlerë €1.4 milionë nga Argjendari Pirro!

Është e rëndësishme të theksohet se nuk kishte ekuipazh në bord gjatë këtij fluturimi, dhe SpaceX synon të përmirësojë sistemin përmes qindra misioneve përpara se të nisë fluturime me astronautë. Starship është raketa më e gjatë (121 metra e gjatë) dhe më e fuqishme e lëshuar ndonjëherë nga kompania, me 16.7 milion paund shtytje.

Pse është i rëndësishëm fluturimi  i raketës Starship të SpaceX?

Është e jashtëzakonshme që katër fluturimet e mëparshme testuese të Starship kanë kaluar milestone-t e arritura nga paraardhësit e saj. Arritja  e Starship është jetike për udhëtimin hapësinor, pasi një sistem raketash të ripërdorshme mund të revolucionarizojë udhëtimet në hapësirë duke ulur ndjeshëm kostot dhe duke mundësuar fluturime rutinë për transportin e mallrave dhe njerëzve përtej Tokës.

TP

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0