Space X lançon 60 satelitë Starlink në hapësirë

Space X lançon 60 satelitë Starlink në hapësirë

Space X

Space X ka përmbushur misionin e lëshimit në hapësirë të 60 satelitëve të tjerë Starlink, që shërbejnë për internetin global. Kompania e miliarderit Elon Musk, Space X ndërkohë ka nisur testimet në shumë shtete në territorin amerikan.

Satelitët e rinj janë pozicionuar 275 km larg sipërfaqes së Tokës dhe më pas do të vijojnë të lëvizin deri në kuotën e 55 km, ku do të bashkohen edhe me 800 të tjerë që ndodhen në këtë zonë.

Sistemi është në fazën testimi në disa shtete amerikane me qëllim ofrimin e lidhjes internet me student e njerëz që jetojnë në zona të humbura rurale dhe që deri më sot nuk e kanë patur këtë shërbim.

Lexoni: NASA zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës

Sipas kompanisë Space X shërbimi do të nisë në përfundim të testimeve, por edhe të përmbushjes së numrit të paracaktuar në orbitë, kur të jenë 1440 satelitë.

Ndërsa përsa i përket mbulimit mbarë botëror, përfshirë zonat më të thella të planetit, kompania e Elon Musk do t’i përmbahet programit për të lëshuar një “yjësi” satelitësh, plot 12 mijë të tillë. Ndërkohë që deri tani janë rreth 900 që kanë mbërritur në destinacion, por vetëm 820 janë operativë.

Earth Sky

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0