Sot rinis riatdhesimi, fluturimet e para nga Stambolli dhe Roma

Sot rinis riatdhesimi, fluturimet e para nga Stambolli dhe Roma


Sot rinisin fluturimet nga disa destinacione të Evropës për të bërë riatdhesimin e shqiptarëve, që mbetën të bllokuar për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Ky proces do të zgjasë sot dhe nesër, ndërsa të gjithë personat e kthyer janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë në një nga hotelet e qytetit të Durrësit, i cili është përshtatur për të pritur qytetarët që do kthehen në tokën shqiptare. Riatdhesimi dhe fluturimet e para do të kryhen nga Italia dhe Turqia.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar oraret, ndërsa fluturimet e para do të nisin me Stambollin dhe Romën, më pas ky proces  do të vijojë me destinacionet  Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.

Të dielën, më 19 prill, fluturimet do të kryhen nga Tirana në Milano dhe anasjelltas, kurse në ditët në vijim janë  parashikuar fluturime riatdhesimi nga Parisi, Londra, Bari dhe Frankfurti.

Bashkatdhetarët, që do të riatdhesohen do të paguajnë biletën prej 100 eurosh, por kjo shumë nuk është e njëjtë për të gjitha destinacionet pasi ajo do të shkojë në proporcion me largësinë reale.

Gjithashtu, periudha e karantinës do të kushtojë 21 euro, ku 14 prej tyre do të mbulohen nga qeveria për fjetjen dhe shërbimet e tjera, kurse shuma tjetër prej 7 eurosh do të paguhet nga personi për nevojat e tij ushqimore.

Karantinimi i tyre do të monitorohet në kushte speciale, ambienti ku do qëndrojë shqiptarët do të vëzhgohet me kamera dhe do të ruhet nga policia dhe ushtria.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0