Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore nën kushte të veçanta

Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore nën kushte të veçanta

provimet e Maturës Shtetërore

Sot do të mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore në Shqipëri. Si asnjëherë më parë, ky provim i parë do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Ashtu sikurse është lajmëruar më herët tezat do të jenë të reduktuara, ndërsa maturantëve do t’u matet temperatura, para se të hyjnë në sallat e provimit.

Po ashtu, ata do të kenë distancë nga njëri-tjetri, gjë e cila ka ndodhur për shkak të kopjimit, ndërsa këtë vit do të forcohet edhe për shkak të COVID-19. Të gjithë personat, që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Ndërkohë, për shkak të pandemisë në ambientet ku do të kryhet provimi, do të bëhet dezinfektim dhe çdo klasë do të ketë maksimumi 15 nxënës, që do të mbikëqyren nga një koordinator.

Krahas protokolleve mbrojtëse dhe distancës fizike mes nxënësve, testi do të jetë vetëm me alternativa dhe korrigjimi do të kryhet në formë elektronike.  Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një postimi në rrjetet sociale u ka uruar suksese nxënësve, të cilët kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Lexoni: Universiteti i Kembrixhit: Mësim online për vitin e ardhshëm akademik

“Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor”, shkruan ministrja.

Më datë 11 qershor, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, më 15 qershor provimin e Matematikës dhe më datë 18 qershor, provimin e lëndës me zgjedhje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0