Universiteti i Kembrixhit: Mësim online për vitin e ardhshëm akademik

Universiteti i Kembrixhit: Mësim online për vitin e ardhshëm akademik

Universiteti i Kembrixhit

Universiteti i Kembrixhit ka vendosur ta zhvillojë të gjithë mësimin online për vitin e ardhshëm akademik, deri në verën e vitit të ardhshëm.

Lajmi u konfirmua nga universiteti, sipas Shoqatës së Shtypit në Mbretërinë e Bashkuar.

Universiteti i Kembrixhit, është universiteti i parë britanik, që ka marrë këtë vendim për vitin e ardhshëm akademik 2020-2021.

“Universiteti po përshtatet vazhdimisht me ndryshimin e këshillave, që po jepen gjatë kësaj pandemie. Duke pasur parasysh që ka të ngjarë që distancimi social do të vazhdojë të kërkohet, universiteti ka vendosur që nuk do të ketë leksione ballë për ballë gjatë vitit të ardhshëm akademik.”– tha një zëdhënës i universitetit, shkruan CNN.

“Leksionet në auditore pritet të rifillojnë përsëri pas verës së vitit 2021, por mund të krijohen edhe grupe më të vogla mësimi më herët nëse kjo do të jetë në përshtatje me rregullat e distancimit social”, tha zëdhënësi.

CNN

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0