Sopranoja shqiptare përfaqëson për herë të parë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World” - Business Magazine Albania

Sopranoja shqiptare përfaqëson për herë të parë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se do të përfaqësojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”.

Që në moshën 15 vjeçare ajo ka ndjekur ëndrrën e saj, për t’u bërë një këngëtare opere dhe sot vazhdon të shijojë suksese të shumta. Duke përfaqësuar Kosovën në koncerte dhe konkurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, Elbenita ka fituar disa çmime.

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Kajtazi.

“BBC Cardiff Singer of the World” do të zhvillohet midis datave 12 dhe 19 qershor në Cardiff. Këngëtarët do të shoqërohen nga Orkestra Kombëtare BBC e Uellsit dhe Orkestra e Operës Kombëtare të Uellsit, me dirigjentë Andrew Litton dhe Michael Christie. Republika e Kosovës dhe Madagaskari nuk kanë marrë pjesë më parë në konkurs, ku do të jenë gjithsej 15 konkurrentë nga 15 shtete të ndryshme.

Edhe pse është përfaqësimi i parë për Kosovën, sigurisht shpresa dhe dëshira që Kajtazi të kthehet me çmimin e madh është e madhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0