Pas 7 vitesh pritje, Sony ka prezantuar më në fund Playstation 5. Prezantimi i pajisjes së re pritej në fund të këtij viti, por Sony duket se ka dashur t’i surprizojë të gjithë të apasionuarit pas video-lojërave.
Konsola e re e videolojërave ka një procesor më të fuqishëm, më shumë memorie RAM sesa PlayStation 4 dhe një kartë grafike të përmirësuar.
Ndryshim tjetër i PS5 nga PS4, që u prezantua në vitin 2013, është fakti se konsola e re do të jetë e bardhë dhe pozicioni natyral do të jetë ai vertikal.
Lexoni: Blerja e Giphy nga Facebook, Autoriteti i Konkurencës nis hetimin
Komanda e re, që quhet Dualsense është një zhvillim i DUALSHOCK 4 dhe do të jetë e pajisur me mikrofonë në mënyrë që lojtarët të komunikojnë “online” me njëri-tjetrin pa pasur nevojë për kufje.
Mendohet se PS5 do të dalë në shitje për një çmim më të ulët se 500 euro.
Playstation 5 ofron një grafikë mjaft të avancuar si dhe kohë shumë më të shkurtra karikimi nëpërmjet përdorimit të hard diskut. Prezantimi i pajisjes së re u bë online dhe tërhoqi më shumë se 3 milionë vizitorë live vetëm në kanalin e youtube.
Kompania përmes këtij prezantimi, ka vendosur të surprizojë edhe rivalin e saj, Microsoft, që brenda fundit të këtij viti pritet të prezantojë pajisjen e re të Xbox, që është edhe rivali kryesor i playstation.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.