Roveri ”Perseverance” mbërriti në tokën e Marsit pas shtatë muajve udhëtim, njoftoi agjencia hapësinore amerikane, një arritje e madhe për NASA-n që shënoi fillimin e një misioni disa-vjeçar. “Mbërritje e konfirmuar!”, njoftoi Swati Mohan, i ngarkuar me kontrollin e operacioneve.
Në sallën e kontrollit të Jet Propulsion Laboratory, në Pasadena, ekipet e pranishme shpërthyen nga gëzimi. NASA ka komunikuar menjëherë një imazh të marrë nga roveri në vend.

“Mirëdita botë! Imazhi im i parë nga shtëpia që do të jetë e imja përgjithmonë”, theksoi në një mesazh në Twitter llogaria zyrtare e roverit duke shoqëruar një imazh të jashtëzakonshëm bardhë e zi, në të cilën mund të shihet hija e një automjeti të projektuar në Tokë.
Krateri Jezero, për të cilin shkencëtarët besojnë se përmbante një liqen 3,5 miliardë vjet më parë, ishte vendi më i rrezikshëm i ndalimit që NASA-s kishte tentuar ndonjëherë. ”Perseverance” do të ngarkohet për të mbledhur aty prova të jetës antike në Mars.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto