Sofra Tiranase më shumë se një traditë - Business Magazine Albania

Sofra Tiranase më shumë se një traditë

Sofra Tiranase, një ngjarje e madhe për kulturën dhe muzikën, ka qenë në rrugën e suksesit për më shumë se 30 vite. Ndërsa ka ruajtur thelbin e saj, ka shtuar elementë si këngët e reja dhe pjesëmarrjen e gjeneratave të reja të artistëve. Ndikimi i saj në profesionalizmin e muzikantëve është i dukshëm, ndërsa mbetet një pikë takimi e rëndësishme për publikun dhe një ambasador i artit shqiptar. Organizatorët ndjejnë një presion të konsiderueshëm , por gëzojnë momentin e realizimit të një ngjarjeje të tillë prestigjioze. Arben Tafaj, një figurë kryesore në organizim, vlerëson sfidat dhe arritjet e kësaj tradite që shërben si një shkollë vetjake për pjesëmarrësit.

Çdo vit sapo mbaron sofra e këtij viti fillon puna e vitit tjetër. Ky angazhim kërkon një mobilizim të plotë të njerëzve, sepse ka një vrull pune dhe përgjegjesie. Këtë vit, ishte një vit jubilar pasi, bëjmë 30-vite që prej ndërtimit të kësaj tradite. Kjo sofër gjithmonë mbledh shumë njerëz dhe pas çdo organizimi njerëzit fillojnë të shprehen “Pse unë nuk isha”, apo “Pse unë nuk mora pjesë”, interesi është gjithnjë në rritje dhe kjo na gëzon të gjithëve bashkë.

Çfarë pati të veçantë në këtë 30-vjetor?

Sofra është traditë dhe shumë nga elementët që përbehet janë thuajse njësoj. Sofra ka dy boshte që është boshti artistik dhe i vlerësimeve. Disa nga elementët që nuk ndryshojnë dhe nuk ka për të ndodhur asnjëherë është tradita dhe mënyra se si luhet muzika, nuk ndryshon ajo që ndan muziken që jepet në këtë sofër nga muzika që ofrohet për konsum nga publiku. Interpretimi është korrekt sepse ashtu kërkohet. Por, çfarë evoluon, së pari ne kemi futur një element të ri që çdo sofër, krijohet një këngë enkas për tu prezantuar atë natë. Së dyti, këngëtarët që marrin pjesë aty, janë dinjitozë por këtë vit ajo që ka ndodhur është disi më ndryshe sepse ka këngëtarë të rinj, kemi filluar të marrim gjeneratën e tretë të këngëtarëve. Ka ardhur momenti që të futen bijtë në spektakël.

A është Sofra Tiranase një shkollë më vete?

Po është një shkollë më vete dhe kjo nuk kam dëshirë që të interpretrohet keq, sepse ajo që ka ndodhur është se në këtë event nuk ka muzikë konsumi. Kjo sofër të imponon shumëçka, mbi të gjitha rregullin për mënyrën se si duhet të jepen këngët dhe se si duhet të ruhet origjinaliteti. Në këto kushte të gjithë pjesëmarrësit janë të angazhuar për tu përshtatur me frymën që vetë kjo sofër të imponon.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0