Snapchat shton filtrin "Purple Rain" në nderim të Prince - Business Magazine Albania

Snapchat shton filtrin “Purple Rain” në nderim të Prince


Nuk mori shumë kohë. Shpejt pas përhapjes së lajmit të vdekjes së Prince në moshën 57-vjeçare të Enjten, Snapchat shtoi filtrin “Purple Rain” për të nderuar artistin legjendar.

Përdoruesit e Snapchat mund të shtojnë tani një imazh të pikave të shiut violet në majë të fotografive të bëra nga aplikacioni popullor social. Ky lloj gjeofiltri, ndryshe nga ato për të shtuar për shembul një palë veshësh qeni, shtohet kur bëhet një fotografi duke e rrëshqitur nga e majta. filter

Kjo lëvizje erdhi pas vdekjes së këngëtarit “Purple Rain” në studion e tij pas luftës për disa javë me gripin. Shkaku zyrtar i vdekjes së tij nuk dihet ende.

Përveç gjeofiltrit në Snapchat, aplikacioni ka edhe një histori “We love Prince” në të cilën përdoruesit mund të kontribuojnë gjatë ditës.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0