Snapchat kërkon avantazhin nga konkurrentët. Do të ofrojë falas chatbot-in për përdoruesit - Business Magazine Albania

Snapchat kërkon avantazhin nga konkurrentët. Do të ofrojë falas chatbot-in për përdoruesit

Snapchat synon ta bëjë falas chatbotin e saj “My AI” për 750 milionë përdoruesit mujorë të saj, një veprim që vjen më pak se dy muaj pasi ky program i mbështetur nga OpenAI u vu për herë të parë në dispozicion për më shumë se 3 milionë abonentë me pagesë të këtij aplikacioni.

“My AI” po bëhet gjithashtu një pjesë më integrale e Snapchat.  Chatboti tani mund të shtohet në bisedat në grup duke e përmendur me një simbol @ dhe Snap do t’i lejojë njerëzit të ndryshojnë paraqitjen dhe emrin e robotit të tyre me një avatar të personalizuar Bitmoji.

Përveç të tjerash, “My AI” tani mund të rekomandojë filtra AR (Realitet i Shtuar) në kamerën e Snapchat.

Snap planifikon që së shpejti t’i lejojë njerëzit të komunikojnë në formë vizuale me chatbotin “My AI” dhe të marrin përgjigje të gjeneruara; Një shembull i treguar gjatë konferencës vjetore të kompanisë tregoi një foto të domateve në një kopsht, duke e shtyrë robotin të përgjigjet me një imazh me recetën e të bërit një supë.

Lexo edhe: Furia e  Alphabet në teknologjinë AI ndikon në skenën e startup-eve, ndërkohë CapitalG merr investim 100 milionë $ në AlphaSense

Derisa Microsoft dhe Google janë në garë për të integruar AI-n gjeneruese në motorët e tyre të kërkimit, CEO i Snap, Evan Spiegel e sheh teknologjinë si “një mjet të mrekullueshëm krijues”.

Gjatë një interviste të fundit, ai ndau shembuj personalë të përdorimit të chatbotit My AI, ku mund të përdoret për të krijuar tregime para gjumit për fëmijët e tij dhe për të planifikuar një itinerar ditëlindjeje për gruan e tij, Miranda Kerr. Më shumë se 2 milionë biseda në ditë po ndodhin tashmë me My AI, thotë ai.

“Vetëm në bazë të mënyrës se si funksionojnë, mendoj se janë shumë më të përshtatshëm për detyrat krijuese”, thotë Spiegel për robotët gjenerues të AI-s.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0