Smart Home Lab me konferencën e parë në Kosovë - Business Magazine Albania

Smart Home Lab me konferencën e parë në Kosovë

Smart Home Lab

Smart Home Lab është një program i krijuar nga organizata e diasporës “Autonomia”, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosova dhe përkrahur nga CIM/GIZ. Inspirimi për krijimin e kësaj nisme erdhi nga dëshira për të kontribuar në vend dhe për të nxitur interesin e të rinjëve në Kosovë për inxhinieri, teknologji dhe përparimin e këtyre fushave. 

Smart Home do të zhvillojë më 20 prill 2021 edicionin e parë të konferencës “Smart Home & Internet of Things” (online). Disa prej temave që do të shtjellohen në konferencë, përfshijnë: Instalimet Digjitale, Teknologjia DigitalSTROM, Smart City, Economy of Things, Eksperimentet kognitive, Zbatimi i Teknologjisë SMART në ndërtesa, Smart Village, Energjia etj.

-”Vendosëm fillimisht të hedhim hapat e parë në vendlindjen tonë, duke pasur parasysh dhe potencialin e të rinjëve të Kosovës dhe interesimin e madh që ata kanë për risitë, sidomos ato që vijnë nga fusha e teknologjisë. Megjithëse në planet tona të ardhmshme janë të gjithë vendet e Ballkanit.” ,- shprehet Lulzim Veliu në një intervistë për Business Magazine.

Smart Home përfshin të gjitha fushat dhe implementimi i instalimeve digjitale mund të bëhet në çdo ndërtesë. Teknologjia Smart u vjen në ndihmë jashtë mase bizneseve dhe startupe-ve. Në instalimin digjital me bazë teknologjinë DigitalStrom mundësohet kontrollimi i paisjeve nga telefoni, duke mos pasur nevojë për kontrolle individuale dhe më pas me IoT mundësohet rrjetëzimi dhe komunikimi i paisjeve me njëra-tjetrën.

Lexo: Kriptomonedha Bitcoin, Arben Malaj: Duhet pasur kujdes, më shumë një bast se investim real

Planet afatgjatë të Smart Home Lab përqëndrohen në informimin e sa më shumë njerëzve përsa i përket “Smart Home & IoT” dhe shtrirjen e kësaj teknologjie në sa më shume vende. Teksa pyetet për Shqipërinë, Lulzim Veliu thotë se beson që ka shumë potencial dhe presin me padurim që të bëjnë të mundur edhe përparimin e Shqipërisë në këtë fushë.

-” Fillimet nganjëherë nuk janë aspak të lehta, duhet punë dhe përkushtim për të rritur vetëdijësimin e njerëzve për rëndësinë e teknologjisë digitalStrom dhe instalimin digjital. Teknologjitë e reja, siç është digitalStrom janë të një rëndësie të veçantë në ruajtjen e efiçiencës së energjisë dhe shumë pikave të tjera.”.- tregon Lulzim Veliu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0