Smart Home Albania, lider prej 9 vitesh në industrinë e automatizimit në vend, sjell tek ju më të mirën, çdo herë - Business Magazine Albania

Smart Home Albania, lider prej 9 vitesh në industrinë e automatizimit në vend, sjell tek ju më të mirën, çdo herë

Smart Home Albania, lider prej 9 vitesh në industrinë e automatizimit në vend, sjell tek ju më të mirën, çdo herë

Smart Home Albania, ku inovacioni takohet me rehatinë. Që nga themelimi më 2015, janë krenarisht pionerë të industrisë së automatizimit të shtëpisë në Shqipëri, duke revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me hapësirat e tyre të jetës. Si kompania e parë me fokus Smart Home në Shqipëri dhe kompania fituese e cmimit “Smart Business 2023”, ata kanë vendosur vazhdimisht standardet e përsosmërisë në teknologji dhe shërbim.

Smart Home Albania është e përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetës për klientët duke ofruar zgjidhje moderne të përshtatura për nevojat e tyre. Si distributor ekskluziv për TIS (Texas Intelligent System) në Ballkan, ata sjellin teknologjinë më të fundit të shtëpisë inteligjente në derën  tuaj. 

Smart Home Albania është gjithashtu distributor ekskluziv për 11 brande të mirënjohura si: Smartek, GFP Lab, Waterfall Audio, TYBA, Displine, Fontini, Font Barcelona, DESI, Nuki,Faradite, Teknim. Pavarësisht nëse po kërkoni të thjeshtoni rutinat tuaja të përditshme, të rrisni efikasitetin e energjisë ose të forconi masat e sigurisë, gama e produkteve dhe shërbimeve në Smart Home Albania është krijuar për të tejkaluar pritshmëritë tuaja.

Por prit, ka akoma! Në Smart Home Albania  do të gjeni gjithashtu bravat inteligjente, sistemet dhe aksesorët më cilësore të hotelerisë, duke siguruar që cdo objekt i mikpritjes të ofrojë një përvojë të qetë dhe të paharrueshme për mysafirët. Me ekspertizën dhe angazhimin për përsosmëri, Smart Home Albania është partneri juaj i besuar në krijimin e mikpritjes perfekte.

Por përse shtëpia jote duhet të jetë Smart? 

Investimi në një shtëpi inteligjente ofron një mori përfitimesh që rrisin komoditetin, sigurinë dhe efikasitetin e energjisë, duke e bërë atë një zgjedhje vërtetë Smart. Përqafimi i teknologjisë në shtëpinë tuaj ofron një sërë avantazhesh:

  • Siguri e përmirësuar: Sistemet inteligjente të sigurisë ofrojnë monitorim dhe sinjalizime në kohë reale, duke siguruar që shtëpia juaj të jetë gjithmonë e mbrojtur vjedhja, rreziqet e zjarrit dhe te ujit.
  • Komoditet i lartë: Me vetëm një prekje do të arrini të komandoni shumë proçese njëkohësisht si; hapje/mbyllje perdesh/grilash, aktivizim i muzikës së preferuar në dhomë, rregullimin e temperatures se ngrohjes e dyshemesë, ndezje e spoteve që ju ndjekin gjatë lëvizjes suaj etj
  • Efikasiteti i energjisë: Termostatët inteligjentë të cilët do të monitorojnë përdorimin e energjisë gjatë pranisë suaj ose jo, do të optimizojnë këtë përdorimin të energjisë, duke reduktuar ndjeshëm faturat e shërbimeve dhe duke minimizuar ndikimin mjedisor. Ambientet tuaja do te jene te fresketa ne vere e te ngrohta ne dimer. Nuk do tju duhet me kohe qe te arrini temperaturen e kerkuar kur ktheheni ne shtepine tuaj te perditshme apo kur shkoni pas kaq kohesh ne shtepine e pushimeve
  • Kontrolli në distancë: Menaxhoni shtëpinë tuaj nga kudo nëpërmjet aplikacionit në Smartphone, pavarësisht nëse është mbyllja e dyerve, rregullimi i temperaturave , kontrolli prizave, sigurise etj. 

Personalizimi: Një shtëpi smart ka karakter: Tuajin. Teknologjia e aplikuar nga Smart Home Albania ju lejon të personalizoni funksionet në shtëpinë tuaj sipas dëshirës nëpërmjet zgjidhjeve të pajisura me timers e logjika duke krijuar një shtëpi inteligjente që mund të marrë vendimet për gjendjet që krijon e vetme edhe pa komandën tuaj direkte. Bëni qe salloni juaj të shndrijë me

Lexo edhe:Shqipëria në indeksin e nomadëve dixhitalë: Një parajsë e re për profesionistët e lirë

  • nivelin e duhur të ndriçimit e ngjyrave ndërkohë që prisni miq apo shijoni një film me temperaturën e duhur të ambientit e nivelin e audios si në një kinema të vërtetë.
  • Shëndeti dhe mirëqenia: Sensorët inteligjentë dhe dhe ata të  monitorimit të shëndetit kontribuojnë në një mjedis jetese më të shëndetshëm.

Zgjidh SMART HOME ALBANIA dhe bëje shtëpinë të të përshtatet ty, jo ti shtëpisë.

Smart Home Albania

A Smarter Way Of Living

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0