Skenarët e “rënies” së Facebook! Kompania merr dy goditje në një ditë, Zuckerberg “humb” 7 mld lekë për një orë - Business Magazine Albania

Skenarët e “rënies” së Facebook! Kompania merr dy goditje në një ditë, Zuckerberg “humb” 7 mld lekë për një orë

Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin jashtë funksionit për disa orë, duke i bërë rrjetet sociale të paarritshme për miliona përdorues. Aksionet në Facebook, i cili zotëron tre rrjetet, ranë me më shumë se 5 përqind ndërsa ndërprerja në mbarë botën vazhdon.

Redaktorja e teknologjisë e New York Times, Sira Frenkel postoi në Twitter: “Unë sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes (me kohën lokale) për të filluar vlerësimin e situatës, pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për aksesin”.

Në të njëjtën kohë, ekspertët e sigurisë deklaruan për Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve që e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm për përdoruesit. Ky mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur, thonë ata.

Përkundrazi, një hakim i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm.

Aksionet e Facebook, e cila ka gati 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5 për qind të Hënën. Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg, i cili zotëron rreth 14 përqind të firmës, ka parë që pasuria e tij të bjerë me gati 7 miliardë dollarë në pak orë, raportoi Bloomberg.

Ndërkohë, Facebook po përballet edhe me një krizë tjetër. Një ish-punonjëse e akuzoi se ka promovuar gjuhën e urrejtjes dhe keqinformimit në këmbim të fitimit.

Francis Hogen tha se platforma “tradhtoi demokracinë” dhe se ajo kishte prova të dokumentuara dhe studime që qarkullonin brenda kompanisë, të cilat ia dorëzoi Wall Street Journal. Ajo thotë se kompania e Mark Zuckerberg e dinte mirë që urrejtja, dhuna dhe lajmet e rreme po lulëzonin në platformat e saj, por nuk po bënte asgjë për t’i ndaluar ato, pasi kjo do të zvogëlonte kohën që përdoruesi shpenzon për “produktet” e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0