Nje skeme e re per te paguar borxhet e faturave te energjise elektrike eshte vene ne funksion nga OSHEE. Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike ka ofruar aktmarreveshje te reja per te gjithe abonentet familjare, te cilet mund te paguajne me keste detyrimet qe mbartin deri me 31 dhjetor 2014, duke perfituar edhe ulje te kamatevonesave deri ne masen 50 per qind. Kjo oferte per debitoret e energjise elektrike eshte bere publike mbreme nga vete administratori i OSHEE-se, Adrian Çela, i cili ishte i ftuar ne emisionin Top Show, te drejtuar nga Alban Dudushi. Gjate diskutimit ne kete program, Çela ka deklaruar se qe dje eshte vene ne funksion nje skeme e re per te paguar detyrimet e prapambetura te energjise elektrike, e cila do te funksionoje sipas kater modeleve, te mbeshtetura ne vleren e borxhit qe kane abonentet.
Skema e pageses
Sa i perket skemes se re, mesohet se ne te perfshihen te gjithe konsumatoret familjare, te cilet rezultojne debitore ndaj OSHEE deri me 31 dhjetor te vitit 2014. Atyre u jane ofruar aktmarreveshje te reja, te cilat kane kushte me te forta se kontratat e nenshkruara deri me 31 mars te ketij viti, i cili ishte afati i fundit per te perfituar uljen ne masen 80 per qind te kamatevonesave. Tashme, OSHEE ka propozuar kater modele te reja per aktmarreveshje qe ndihmojne familjaret debitore.
Modeli I
Modeli i pare i kesaj skeme lehtesuese u ofrohet familjareve, te cilet kane detyrime ndaj OSHEE-se deri ne vleren 100 mije leke te reja. Te gjithe keta abonente mund te lidhin aktmarreveshje me OSHEE per pagese te borxheve me gjashte keste mujore. Ne rast se abonentet zgjedhin qe te paguajne detyrimin me afat deri ne nje te treten e afatit te siperpermendur, sipas shumave te ekspozimit ofrohet reduktim per 50 per qind te kamatevonesave. Pra, abonentet qe kane borxhe deri ne 100 mije leke, nese i paguajne ato brenda dy muajsh (nje e treta e gjashte muajve), atehere atyre u falet gjysma e kamatevonesave. Por, ky perfitim, ndryshe nga sa eshte vepruar me skemen e pare lehtesuese, e cila ishte ne fuqi deri me 31 mars, realizohet vetem kur te paguhet kesti i fundit mujor.
Modeli II
Skema sipas modelit te dyte perfshin abonentet, te cilet kane detyrime qe arrijne ne shumen 300 mije leke te reja. Ketyre abonenteve u ofrohet aktmarreveshje per pagesen e borxhit nepermjet 12 kesteve mujore, pra brenda nje viti. Sa u perket lehtesirave dhe perfitimeve, ne udhezimin e OSHEE-se shpjegohet se ne rast se abonentet zgjedhin qe te paguajne detyrimin me afat deri ne nje te katerten e afatit te siperpermendur, pra per tre muaj, atyre u ofrohet reduktim ne vleren e kamates ne masen 50 per qind. Edhe ne kete model, falja e kamatevoneses do te realizohet me kestin e fundit mujor.
Modeli III
Modeli i katert lidhet me konsumatoret, te cilet kane detyrime deri ne 600 mije leke te reja dhe u ofrohet aktmarreveshje per te paguar borxhet e faturave me 24 keste mujore, pra brenda dy viteve. Sa u perket lehtesimeve per kete lloj marreveshjeje, OSHEE ofron uljen e gjysmes se kamatevoneses, nese pagesa e plote e borxhit realizohet brenda kater muajve.
Modeli IV
E njejta procedure me tre rastet e lartpermendura perdoret edhe per modelin e katert, por per abonentet, te cilet kane borxhe ndaj OSHEE shuma qe i tejkalojne 600 mije leke. Atyre u ofrohen kontrata per pagese te borxheve me 36 keste mujore dhe ulje me 50 per qind te kamatevoneses realizohet nese borxhi i tyre shlyhet brenda pese muajve.
Trajnimi
Kjo skeme eshte menduar qe ne ditet e para te prillit, pas perfundimit te afatit per skemen e pare lehtesuese, e cila u ofrua nga qeveria dhe nepermjet saj perfitoje te mos paguaje deri ne 80 per qind te kamatevoneses. Pasi jane realizuar aktmarreveshjet tip, gjate fundjaves mesohet se OSHEE ka realizuar disa trajnime me drejtoret e saj ne te gjitha rajonet e vendit dhe qe sot çdokush mund te shkoje per te aplikuar nje kontrate te tille.
Bizneset
OSHEE ka nisur ne muajin mars procesin per lidhje te aktmarreveshjeve edhe me bizneset debitore per shlyerjen e detyrimeve me keste. Kestet dhe afatet ndryshojne ne varesi te linjes se tensionit qe biznesi eshte lidhur, duke nisur nga tensioni i mesem, 35 kv, deri te tensioni i ulet, 04 kv. Deri ne fillim te marsit nuk ka pasur nje skeme te tille lehtesuese per biznesin. Ne total jane rreth 90 mije kontrata debitore ndaj OSHEE nga subjekte private, me vlere rreth 14 miliarde leke, ku afro 85 mije kontrata jane te subjekteve qe furnizohen ne linjen tension i ulet.
Gazeta Shqip
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.