Sipërmarrjet kërkojnë shtyrjen e pezullimit të gjobave të fiskalizimit përtej 1 Janarit. Bizneset e vogla ende nuk janë gati - Business Magazine Albania

Sipërmarrjet kërkojnë shtyrjen e pezullimit të gjobave të fiskalizimit përtej 1 Janarit. Bizneset e vogla ende nuk janë gati

fiskalizimi

Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zhvilloi një sesion informimi për procesin e fiskalizimit dhe sfidat e këtij procesi. Në takim u trajtuan edhe shqetësime konkrete të sipërmarrjeve në këtë periudhë tranzitore ku ndodhen si adminitrata tatimore edhe sipërmarrjet.

Sfidat e sipërmarrjeve, veçanërisht atyre të vogla ishin në krye të diskutimeve. Znj. Klodiana Ajazi, përfaqësuese e biznesit dhe Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas, theksoi në mënyrë të veccantë rëndësinë që ka procesi i fiskalizimit dhe mbështetjen që vetë Dhoma Ekonomike e Gruas ofron për mbarëvajtjen e tij. Ajo vuri në pah problematikat dhe sfidat e hasura në procesin e implementimit.

Zonja Rozana Çelmeta, Drejtore e Drejtorisë së Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve trajtoi çështjet e ngritura për fiskalizimin dhe prezantoi informacione të rëndësishme në këtë proces tranzitor. Ajo theksoi se në afatgjatë, ky proces do të mundësojë më pak burokraci dhe rrit transparencën për të gjitha palët.

Për nënkryetaren e Dhomës, Valbona Begolli, “fiskalizimi do të ndikojë pozitivisht për të gjitha bizneset, duke qenë se në vijim do të kemi një platformë online ku na ofrohet më shumë fleksibilitet me reduktimin e kohës së kryerjes së disa proceseve, të cilat më parë bëheshin manualisht. Do të ofrohet një kontroll më i mirë i evazionit fiskal, si dhe do të kemi planifikim për shlyerjen e detyrimeve në kohë kundrejt shtetit dhe furnitorëve. Në këtë mënyrë përfitojmë një marrëdhënie të pastër Shtet –Biznes”. Sipas znj Begolli, shqetësimi aktual për të gjitha bizneset është, Mosfunksionimi i fiskalizmit të operacioneve të kompanive me softwar-in e dhe Tatimet.

Gratë sipërmarrëse, pjesë e tryezës së rrumbullakët shprehën shqetesimet e tyre praktike mbi implementimin, sidomos për procedurën e faturës fiskalë në zona pa mbulim me internet, si dhe për faktin se softëare-t shfaqin ende probleme dhe janë të pakonsoliduara.

Gjatë takimit përfaqësuesit e biznesit ngritën një sër pyetjesh konkrete mbi sistemin dhe prerjen e faturave, të cilat morën përgjigje nga Znj. Daniela Xhako, përfaqësuese e studios Mazars. Sipërmarrëset kërkuann në mënyrë të veccantë fleksibilitet nga biznesi për kohën tranzitore dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe vunë në pah rëndësinë e shtyrjes së afatit, për aplikimin e gjobave, parashikuar aktualisht për 1 Janar 2022. Në veçanti ky shqetësim vjen për llogari të bizneseve të vogla, të cilat janë ende larg këtij procesi.

Shqetësimet në procese teknike, ana e sistemeve softëerike u trajtuan konkretisht edhe nga z. Donald Gjika, CEO i Info Business Solution (IBS). Ai u shpreh se vetë kompanitë, të cilat ofrojnë zgjidhje IT dhe kanë programet softwerike janë të interesuar të trajnojnë vetë bizneset, me qëllim mirëfunksionimin e procedurave.

Gjatë diskutimit dolën në pah edhe problemë të pazgjidhura aktualisht, të cilat do të adresohen në vijim nga Dhoma Ekonomike e Gruas me institucionet përkatëse.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0