A ka moshë sipërmarrja?

A ka moshë sipërmarrja?


N.q.s Hollivudi do të portretizojë një sipërmarrës në një film, atëherë ai do të zgjedhë një të ri rreth të njëzetave. I riu ndoshta nuk ka një diplomë universiteti dhe vishet me pantallona xhins. Ai ka flokë të pakrehura dhe një mjekër që sapo i ka dalë.

Ky është stereotipi i ri i sipërmarrësit modern, që përfaqësohet nga Mark Zuckerberg. Gjithsesi ky personazh përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të botës sipërmarrëse. Shumë sipërmarrës në moshën 20-vjeçare nuk e kishin menduar që do të kishin një biznes në të ardhmen.

Themeluesi i McDonald, Ray Krox, shiste gota letre deri në moshën 52-vjeçare. J.K Rowling ishte një mama e ndarë nga i shoqi dhe jetonte me ndihmë sociale deri në moshën 31 vjeçare.

Mos u shqetësoni nëse jeni mbi 40 vjeç dhe nuk keni filluar akoma biznesin tuaj. Akoma ka kohë. Shanset janë, që ndërkohë që keni punuar gjatë jetës, ju do të keni mësuar një ose dy gjëra që do t’ju ndihmojnë.

J.K Rowling

 

Ky artikull u publikua më parë nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0