Forbes shkruan se, me sipërmarrjen e saj Glasswing Ventures, po ndihmon startup-et e reja të ndërtojnë gjeneratën e re të kompanive të inteligjencës artificiale (AI). Jo vetëm financim. Seseri u jep një drejtim dhe një strategji për rritjen, ndërtimin e bordeve drejtuese dhe skuadrave të ekzekutimit dhe krijimin e partneriteteve strategjike.
“Unë tani kam një aftësi shumë më të madhe për t’u lidhur me gëzimet dhe vuajtjet që themeluesit dhe sipërmarrësit përballen përgjatë rrugës në udhëtimin e kompanisë drejt rritjes”, tregon znj. Seseri në intervistën e saj për Forbes.
Lexoni: Rudina Seseri për Forbes: Ja se si inteligjenca artificiale po ndihmon në rekrutimin e punonjësve
Çfarë ju frymëzoi të themelonit Glasswing Ventures? Cila ishte karriera juaj?
Unë u diplomova në Kolegjin Wellsley dhe punova për tre vite si një analiste investimesh në bankën Credit Suisee në grupin e teknologjisë. Në atë moment kuptova se industria e teknologjisë ishte vendi ku doja të isha.
Në fakt ishte Grinnell që më largoi nga roli im në zhvillimin e korporatës në Microsoft.
Glasswing Ventures, është një firmë financimi për startup-et e reja të dedikuar në ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë artificiale (AI) që synon botën e lidhur dhe sigurinë e ekosistemit.
Gjatë gjithë karrierës sime unë kamë qenë e lidhur me teknologjinë. Qoftë kur kam punuar në Microsoft, apo kur meresha më parë me investimet bankare në Creddit Suisee. Gjithmonë kam qenë e tërhequr nga teknologjia dhe natyra e saj e shpejtë. Ajo që më bëri pjesë në fushën e investimeve ishte mundësia për të qenë pjesë e udhëtimit të një startup-i, ku një grup djemsh apo vajzash dhe një copë letër me ide hedhin hapat e parë për krijimin e një kompanie premtuese.
Cilat janë përgjegjësitë tuaja si bashkëthemeluese dhe partnere menaxhuese e Glasswing Ventures?
Të jesh në krye të firmës, do të thotë që përgjegjësitë e tua janë të shumta. Unë drejtoj investimet, punoj me kujdesin e duhur, zhvilloj dhe ruaj marrdhëniet me investitorët tanë dhe bëj rekrutime për skuadrën tonë duke u siguruar që çdokush që punon me ne të ketë një eksperiencë të mirë dhe të mësojë të ndërmarrë rreziqe. Unë gjithashtu menaxhoj detyrat e çdo dite për administrimin dhe zhvillimin e kompanisë. Përgjegjësi të tjera të miat përfshijnë përfshirjen përmes lidershipit në ekosistemin e inteligjencës artificiale, gjykimi në konkurse startup-esh dhe dhënie leksionesh si e ftuar në universitete të ndryshme.
Cila ka qenë sfida më e madhe dhe shpërblimi më i madh nga nisja e Glasswing Ventures?
Shpërblimi më i madh është bashkëpunimi që kam me Grinnell dhe partnerin tonë të tretë, Sarah Fay, në ulje e ngritje jemi mbështetur te njeri tjetri për zhvillimin e kompanisë. Krijimi i skuadrës, puna me themelues dhe CEO të apasionuar, njohja me startup-e AI fantastike, sipërmarrës dhe sipërmarrëse të rinj dhe aftësia jonë për t’i udhëzuar dhe ndihmuar ata në periudha të vështira të historisë sonë, është një mundësi e jashtëzakonshme. Shpërblimi është përtej sfidave.
Çfarë këshille do t’i jepnit femrave që duan të fillojnë biznesin e tyre?
Mamaja ime më ka dhënë shembullin më fantastik për të ndjekur. Kur babai im u largua nga jeta, unë isha vetëm 1 vjeç. Ajo rriti motrën time dhe mua krejt e vetme ndërkohë që drejtonte një kompani me 3,600 persona. Ajo na ka frymëzuar dhe na ka bërë të besojmë se ne mund të arrijmë gjithçka që duam.
Kjo është këshilla ime për çdo femër që do të nisë biznesin e saj, dhe të njëjtin model do ta kalojë dhe te vajza ime e vogël. Secili prej nesh duhet të gjej dhe të ndjek pasionin e tij, rendni pas ëndrrave dhe ndryshoni botën. AI po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor nxitës në ekzekutimin e detyrave të zakonshme, dhe në këtë mënyrë do të na mundësojë të ndjekim produktivitetin më të lartë dhe përpjekje më kreative.
Lexoni: Suksesi i gruas vjen hap pas hapi
Po për ju? Cila është këshilla më e mirë që keni marrë ndonjëherë?
Për njerëzit që i përkushtohen punës dhe kanë në fokus hapin e rradhës si unë, ti shpesh e harron të tashmen. Unë përpiqem shumë, të fokusohem tek e tashmja dhe ta gëzoj atë, familjen, ekipin dhe arritjet e mia.
Të gjesh kohë për të qenë në të tashmen do të thotë të kesh aftësinë, për të reflektuar në gjërat që nuk kanë patur sukses dhe t’i bësh ato më mirë në të ardhmen.
Si i përzgjdhni kompanitë në të cilat investoni?
Ekziston një listë e gjatë e karakteristikave kryesore që kërkojmë. Më lejoni të theksoj dy karakteristika të veçanta që ne kërkojmë në çdo kompani ku investojmë: roli transformues që këto kompani kërkojnë të luajnë në industritë përkatëse dhe aftësinë e jashtëzakonshme të ekzekutimit nga ekipet themeluese dhe menaxheriale.
Kur është fjala për themeluesit, ne shikojmë për ata individë që ndërtojnë kompani, jo vetëm produkte, dhe janë në gjendje të rriten ndërkohë që biznesi i tyre rritet.
Çfarë këshille biznesi do t’i jepnit grave të reja profesioniste?
Mos ki frikë të rrezikosh. Dhe nëse nuk e ngre zërin, askush tjetër nuk do të flasë për ty.
Cila është ajo gjë që do të donit të dinit përpara se të nisnit karrierën tuaj?
Ndoshta fakti që nuk dija çfarë më priste në këtë udhëtim. Fakti që nuk njihja rreziqet me të cilat duhet të përballesha më ndihmoi të rrezikoja. Mendoj se kjo është një karakteristikë e shumë sipërmarrësve startup-esh, sidomos atyre të rinj, të cilët kanë pasionin, motivimin dhe ambicien të përfitojnë nga mundësitë. Shpesh i reherohem si “vlera e naivitetit”.
/Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.