Sipas Mark Cuban, dita është më produktive kur zgjohesh në 6:30

Sipas Mark Cuban, dita është më produktive kur zgjohesh në 6:30


Mark Cuban miliarderi i vetë-bërë, bën shumë aktivitete në çdo ditë. Anëtari më i pasur në jurinë e “Shark Tank”, zotëron Dallas Mavericks dhe ende gjen kohë për të lexuar çdo ditë dhe për të punuar për të paktën një orë.

Cuban, 60 vjeç, ka ndarë kohët e fundit detaje rreth ditës së tij me Vanity Fair, duke përfshirë rutinën e tij në mëngjes, e cila fillon në orën 6:30 të mëngjesit.

“Gjëja e parë që bëj kur shtrihem në shtrat është të kap telefonin dhe filloj të kaloj përmes email-it”, thotë ai. “Cilat do qofshin gjërat stresuese, unë përpiqem t’i nxjerr ato jashtë rrugës në mëngjes”.

Ka vlerë kur i merr gjërat me prioritet të lartë menjëherë, edhe nëse janë të pakëndshme. Si autor Brian Tracy, i cili ka studiuar menaxhimin e kohës për më shumë se 30 vjet, shkruan në librin e tij “Hajeni atë bretkosë!”: “Mark Twain një herë tha se gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes është të hani një bretkocë të gjallë, kështu do ta kaloni ditën me kënaqësinë e të kuptuarit se kjo është ndoshta gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë gjatë gjithë ditës. “Bretkosa” juaj është detyra juaj më e madhe, më e rëndësishme, ajo që ka më shumë gjasa të shtysh në qoftë se nuk punon për të.”

Ai vazhdon: “Çelësi për arritjen e niveleve të larta të performancës dhe produktivitetit është të zhvilloni zakonin, gjatë gjithë jetës, për të trajtuar detyrën tuaj të parë çdo mëngjes. Duhet të zhvilloni rutinën e “të ngrënit bretkosa” para se të bëni ndonjë gjë tjetër.

Pas trajtimit të detyrave më të vështira në listën e tij të detyrave, pjesa tjetër e ditës së Cuban përfshin leximin e lajmeve, duke e lënë vajzën e tij 15 vjeçare në shkollë, basketboll dhe përgjigje për shumë e-maile.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0