Silvio Pedrazzi në krye të Shoqatës së Bankave - Business Magazine Albania

Silvio Pedrazzi në krye të Shoqatës së Bankave


Silvio Pedrazzi është kryetar i shoqatës së bankave. Asambleja e Anëtarëve të kësaj shoqate, bën të ditur se e ka zgjedhur Pedrazzin, në mbledhjen e fundit të zhvilluar.

Silvio Pedrazzi  është Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri. Z. Pedrazzi drejton Intesa Sanpaolo prej tetorit 2013.

Para emërimit në këtë pozicion ai ka qenë drejtor i Commonwealth of Independents States and South Mediterranean Area, përgjegjës për të koordinuar filiale të vendosuar në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt.

Ai e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në vitin 1978 duke punuar në disa banka kursimesh në Itali dhe u bashkua me grupin Intesa në vitin 2000. Në Itali mbajti vendin e Drejtorit të Përgjithshëm të Cassa di Risparmio di Spoleto dhe të Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno.Në vitin 2006 ai u emërua zëvendës kryetar i parë i Bordit Drejtues të Bankës Intesa në Beograd dhe në vitin 2008 si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Pravex Bank në Ukrainë.

Krahas, punës për Grupin Intesa Sanpaolo, ai është i përfshirë në mënyrë aktive në shoqatat kryesore, duke drejtuar Shoqatën e Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), si dhe anëtar bordi pranë Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri dhe Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve në Shqipëri (AIDA).

Pedrazzi zëvendëson në këtë funksion z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania.

Nënkryetare e Shoqatës së Bankave është emëruar Adela LEKA, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0