Siguria kibernetike, do të nis ngritja e një agjencie të dedikuar - Business Magazine Albania

Siguria kibernetike, do të nis ngritja e një agjencie të dedikuar


Komunikimet elektronike do të mund të sigurohen nga një autoritet i dedikuar dhe kjo falë ndryshimeve që janë bërë në legjislacion dhe që tashmë kanë hyrë në fuqi.

Sipas ligjit, institucioni përgjegjës për sigurinë e informacionit elektronik do të jetë Autoriteti i Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike. Përmes tij do të bëhet i mundur edhe realizimi i asaj që njihet si ‘vula elektronike’, procedurat dhe rregullat për të cilën do të përcaktohen vetëm me vendim qeverie.

Sipas ligjit të hyrë tashmë në fuqi përcaktohen edhe masat më të përshtatshme për të siguruar një nivel sigurie të lartë dhe të përbashkët të rrjeteve në Shqipëri.

Kapacitetet ekzistuese të operatorëve publikë nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë në rrjetet dhe sistemet e informacionit.

Mungesa e kërkesave të përbashkëta minimale mbi administratën publike e bën të pamundur ngritjen e një mekanizmi bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu bëhet i mundur përcaktimi i kërkesave minimale të sigurisë, të cilat do të duhet të aplikohen nga operatorët e infrastrukturave/sistemeve kompjuterike shtetërore dhe të administratës publike, duke krijuar një kulturë të menaxhimit të rrezikut dhe raportimit të incidenteve.

Autoriteti do të jetë organi që do të parashikojë edhe masat që do të duhet të merren në rast kërcënimi ose incidenti kibernetik.

Si hap i parë është parashikuar paralajmërimi ndaj subjekteve që do të publikohet në faqen e internetit të Autoritetit.

Gjithashtu do të përcaktohen edhe penalitete të tilla, si kundërvajtjet administrative për të gjitha subjektet që nuk zbatojnë detyrimet që lindin nga ky ligj.

Një tjetër çështje që synohet të parashikohet do të jetë përballja me gjendjen e krizës kibernetike, e cila u referohet ngjarjeve të rënda në këtë fushë që do të pengojnë apo cenojnë drejtpërdrejt aktivitetin jetik të shoqërisë.

Lehtësitë e nënshkrimit/vulës elektronike

Vula elektronike do të mundësojë edhe procedurën e vulosjes automatike të dokumenteve nga sistemet.

-Garanci për administratën publike, që do të përdorë dokumentin elektronik
-Rritje e numrit të shërbimeve elektronike në dispozicion të qytetarëve
-Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të ofruara online
-Rritja e shkallës së sigurisë për shërbimet e ofruara dhe ulja e korrupsionit
-Lehtësi në kohë dhe në kosto për çdo grup interesi dhe çdo proces biznesi
-Zhvillimi i nismave për qeverisjen elektronike dhe shoqërinë e informacionit

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0