Në një kohë kur teknologjia dhe siguria kibernetike po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në jetën tonë të përditshme, organizata të specializuara si NEXUS Albania po luajnë një rol kyç në zhvillimin e këtyre fushave në Shqipëri. Themeluar fillimisht si një komunitet rinor në vitin 2016 dhe më pas e formalizuar si organizatë në vitin 2020, NEXUS ka një mision të qartë: të promovojë inovacionin dhe të ndihmojë të rinjtë të angazhohen në teknologjitë e reja, duke adresuar njëkohësisht sfidat e sigurisë kibernetike.
Për të mësuar më shumë rreth vizionit, projekteve dhe sfidave të NEXUS Albania, kemi zhvilluar këtë intervistë me Edmond Liçaj, Kryetar i Organizatës.
- Cili ishte motivimi kryesor pas krijimit të NEXUS Albania dhe çfarë problematikash synon të adresojë?
NEXUS Albania misionin dhe vizionin e saj ka:
VIZIONI:
Vizioni i organizatës NEXUS është të udhëheqë rrugën drejt një të ardhme inovative dhe të sigurt në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Duke përqendruar në ndërtimin e një mjedisi të frytshëm për zhvillimin e teknologjisë, inovacionit dhe inkurajimin e bashkëpunimit të talenteve të rinj, ne synojmë të bëhemi pionierë në promovimin e një kulture teknologjike të përgjegjshme dhe progresive.
MISIONI:
Të promovojë përparimin dhe zhvillimin e teknologjisë në Shqipëri, duke u përqëndruar në zgjidhjen e sfidave dhe ndërtimin e një ambienti inovativ që inkurajon kreativitetin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja teknologjike.
Të sigurojë ndërgjegjësim dhe zgjidhje për sigurinë kibernetike në vend, duke ofruar trajnime dhe resurse për të mbrojtur individët dhe organizatat nga kërcënimet në internet dhe rreziqet e të dhënave personale.
Të ndërtojë një komunitet të fuqishëm të inovatorëve, profesionistëve dhe talenteve të rinj në fushën e teknologjisë në Shqipëri, duke krijuar ambiente dhe mundësi për shkëmbim idesh, bashkëpunim në projekte dhe rritje të aftësive të të rinjëve në këtë sektor.
- Si ka ndryshuar dhe evoluar NEXUS që nga viti 2016 dhe cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme të rrugëtimit tuaj?
NEXUS nisi si një komunitet rinor i fokusuar në ndërgjegjësimin e të rinjve rreth të dhënave personale dhe Sigurise Kibernetike. Në vitet e para Komuniteti realizoi dhjetra takime ne gjimnazet dhe universitetet kryesore ne vend, vecojme ktu 10 gjimnazet kryesore ne tirane, shkolla profesionale ne Shkodër, Tiranë dhe Korçë. Universitetet kryesore në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë. Realizimin e dy filmave me metrazh të shkurtër me tematike Cyberbullying. Realizimi i konferencave universitare dhe kombëtare për teknologjitë e reja dhe Sigurinë Kibernetike.
Ne vitin 2020 komuniteti u formësua dhe u regjistrua si një Organizate me emrin NEXUS në Gjykatën e Republikës se Shqipërisë.
Për 5 vite me radhë Organizata ka formësuar Misionin dhe Vizionin e saj dhe ka filluar të inplementojë projekte shumë të rëndesishme për vendin tonë. Si dhe në kohët në vazhdim do ketë shumë më tepër projekte të realizuara në Shqipëri dhe Rajon.
- Cilat janë aktivitetet më të rëndësishme që keni organizuar dhe cilin ka qenë impakti i tyre konkret?
Çdo aktivitet ka një rendësi specifike dhe impakti i tyre është mbi bazë të koheës dhe situatës qe zhvillohet aktiviteti, NEXUS ka realizuar aktivitete te rëndesishme ne vitin 2018 ku ka zhvilluar dy konferencat teknike për Sigurinë Kibernetike me ekpertët me te mire ne Shqipëri dhe Kosovë, ekspertët që kanë marrë pjesë në konferenca kanë qenë personat që kanë luajtur rol kyç në menaxhimin e situatës famëkeqe të sigurisë kibernetike në vend, tematikat që janë trajtuar në aktivitetet e NEXUS vazhdojnë të jenë dhe sot tema të nxehta diskutimi.
Kemi ndërmarrë fushata ndërgjegjësimi në lidhje me përdorimin e internetit dhe mundësive që ofron sot Teknologjia dhe nga këto fushata janë suportuar dhjetra individë në zgjidhjet e problemeve të tyre si dhe në orientimin e qindra të rinjve në teknologjitë e reja dhe sigurinë kibernetike.
- Si e ndihmoni komunitetin e të rinjve shqiptarë të angazhohen më shumë në teknologji dhe inovacion?
Rinia Shqiptare është e apasionuar me teknologjinë dhe janë shumë të angazhuar me të, ne kemi si qëllim orientimin e rinisë Shqiptare në zhvillimin e teknologjive te reja dhe inovacionit dhe jo vetëm të qënurit përdorues të saj. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për të qenë faktor në zhvillimin e teknologjisë.
Ndër projektet më të prekshme është LOOP Innovation një qendër inovacioni, e para e kësaj përmase dhe formati si një sipërmarrje private në Shqipëri. Së shpejti do jetë e hapur dhe për publikun e gjërë.
- Cilat janë sfidat më të mëdha që hasni në promovimin e sigurisë kibernetike dhe zhvillimit të teknologjisë në Shqipëri?
MINDSET – Do ishte fjala e duhur, sfidat janë të shumta, ose me saktë ne kemi sfida komplekse. Për të zgjidhur sfidat që kemi ne duhet të ndryshojmë qasje ne identifikimin e sfidave. Shqipëria me kapacitetet qe ka duhet të ishte vendi më i sigurt në botë në sferën Kibernetike dhe të paktën duhet të kishte disa produkte globale ne aspektin e zhvillimit teknologjik.
Asnjërën prej tyre nuk e ka, dhe kjo mendoj vjen si pasoje e mos koordinimit dhe mos pasje e një vizioni të qartë as të Qeverisë dhe as te Shoqërisë.
- Si mund të bëhet dikush pjesë e NEXUS Albania dhe çfarë mundësish ofroni për profesionistët e rinj?
Pjesë e NEXUS bëhet çdokush që ndjek aktivitetet tona dhe që është i gatshëm të japë kontributin e tij/saj. Mënyrat e qasjes me NEXUS janë komunikimet tona zyrtare ëeb, cel, email, zyra, aktivitetet tona të vogla dhe të mëdha.
NEXUS nuk krijon mundësi për askënd, por ofron një platformë të mbushur me eksperiencë, gatishmëri për ndihmë, fuqinë e rritjes, zhvillimin e IDE-ve dhe mbi të gjitha të ndjehesh i rëndësishëm ne një grup ose komunitet siç është NEXUS.
- Cilat janë partneritetet më të rëndësishme që keni krijuar deri më tani dhe si kanë ndihmuar në rritjen e organizatës?
Partner është ai/ajo individ ose organizatë që i beson një qëllimi dhe misioni, në gjithë rrugëtimin tonë kemi njohur shumë organizime që mund të jenë partnerët tanë potencial, deri më tani kemi krijuar partneritete shume të mira me dy institucione ndërkombetare për hartimin e një strategjie për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjive të reja në Shqipëri. Dhe kjo punë vazhdon dhe sot duke u bërë dhe shumë shpejt do jetë pjesë e realitetit shqiptar në aplikim dhe besojmë fort që deri atëhere do kemi shumë partnerë vendas dhe të jemi më të unifikuar në realizimin e misioneve tona të përbashkëta.
- Cilat janë objektivat afatgjata të NEXUS Albania dhe çfarë planesh keni për zhvillimin e mëtejshëm?
Objektivat janë shumë të qarta në Misionin dhe Vizionin qe NEXUS ka. Besojmë që jemi në rrugën e duhur për t’i realizuar dhe një pjesë të rrugës e kemi përfunduar.
Planet për të ardhmen janë që NEXUS të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë dhe të ketë rolin e saj në realitetin që jetojmë për ta bëre Shqipërinë një vend potencialisht të besueshëm dhe krenar në teknologji.
- Si e shihni të ardhmen e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe çfarë roli mund të luajë NEXUS në këtë ekosistem?
“E ardhmja u takon atyre qe e projektojnë dhe që punojnë çdo ditë për ta realizuar atë” kjo është motoja që NEXUS ka.
Shqipëria ka nevojë emergjente për te hartuar një Vizion të qartë për zhvillimin e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. Politika nuk e realizon dot vetëm, shoqëria jonë duhet të jetë më aktive dhe më e ndjeshme për të qenë vigjilente në këtë drejtim. Ajo që shohim ne në gjithë ekosistemin shqiptar është qe kemi disa Ekosisteme. Ndërkohë që nuk dimë mirë rregullat e “lojës” kushtet që duhen pasur dhe aktorët kryesorë të saj. NEXUS ka qenë pjesë e shumë tavolinave diskutimi për strategjitë dhe projektet strategjike të Shqipërisë në Zhvillimin Teknologjik dhe Sigurinë Kibernetike, ajo që kemi vënë re është mungesa e një vizioni të qartë dhe mos koordinim mes institucionesh, biznesi, OJF, universitetet, partnerët ndërkombëtar etj. Ne kemi përfituar një eksperiencë shumë të rëndesishme me partneret tane dhe jemi te gatshem te kontribuojme ne cdo aspekt ne ndertimin e nje ekosistemi te denje dhe te gjalle per Shqiperine, ne menyre qe te gjithe elementet e ekosistemit te levizin ne nje drejtim dhe per nje qellim. Besojme qe mund te realizohet, dhe do realizohet, por koha se ‘kur’ eshte ne pikepyetje.
- Çfarë këshille do t’i jepnit të rinjve shqiptarë që duan të jenë pjesë e botës së teknologjisë dhe inovacionit?
Atë që u themi në çdo takim: besoni tek vetja atë që mendoni se është më e mira për ju, punoni për te realizuar atë që imagjinoni dhe sikur e gjithë bota të jetë kundra, shijoni çdo moment të dështimit tuaj duke imagjinuar suksesin.
Është çështje kohe, ndoshta dhe me vite, por të bindur që do vijë ai moment.
Imagjinatë, Aftësi, Përkushtim, Besim, Punë, Punë, Punë
Nga përpjekjet për ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike te krijimi i një ekosistemi inovativ për të rinjtë shqiptarë, NEXUS Albania është tashmë një aktor i rëndësishëm në sektorin e teknologjisë në vend. Me një vizion të qartë dhe projekte konkrete, organizata synon të krijojë një të ardhme ku Shqipëria jo vetëm të përfitojë nga teknologjia, por edhe të kontribuojë në zhvillimin e saj në nivel global.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.