Siguria energjitike, ekspertë amerikanë do të mbështesin reformën në Shqipëri

Siguria energjitike, ekspertë amerikanë do të mbështesin reformën në Shqipëri


Projektet ndërrajonale të energjisë, si TAP janë në qendër të diskutimeve që ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri po zhvillon në Washington. Burimet zyrtare të ministrisë, bëjnë të ditur se ministri po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ftuar nga Sekretari i Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretari për Energjinë Rick Perry, për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Gazit që mbahet në Washington.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Gjiknuri u prit në një takim nga Zëvendës Ndihmës Sekretarja për Energjinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, zonja Sandra Oudkirk. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë ashtu sikurse për sigurinë energjitike të Shqipërisë dhe rajonit.

Një vëmendje e veçantë ju kushtua ecurisë së projektit të Korridorit Jugor të Gazit me fokus tek gazsjellësi Trans Adriatik (TAP). Zyrtarja e lartë amerikane vlerësoi punën e qeverisë për menaxhimin e këtij megaprojekti të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Europës dhe me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, Shqipëria tregoi se di të menaxhojë investime serioze të huaja duke e konsideruar këtë një rast suksesi. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Tëitter pas takimit, Oudkirk falënderoi Ministrin Gjiknuri për mbështetjen e fortë që Shqipëria i ka dhënë projektit të gazsjellësit TAP, si një projekt me rëndësi për diversifikimin e furnizimit me gaz të Evropës Jugore.

Në takimin mes Gjiknurit dhe Oudkirk u fol edhe për ndihmën që do të japë SHBA në fushën e hidrokarbureve, veçanërisht në forcimin e institucioneve dhe mbështetjen ligjore.

Pritet që në Shqipëri të vijë një ekip ekspertësh për mbështetjen në reform.

Pjesë e bisedimeve ishte dhe projekti IAP dhe nevoja për mbështetje nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zonja Oudkirk theksoi edhe njëherë mbështetjen e administratës amerikane për reformat dhe hapat e hedhura nga Shqipëria duke e bërë vendin një shtyllë të stabilitetit në rajon dhe një aleat të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Gjiknuri vazhdon takimet në kryeqytetin amerikan me përfaqësues të lartë të administratës Trump dhe kompani globale në fushën e energjetikës. Në Konferencën Botërore të Gazit marrin pjesë kompanitë më të mëdha si Chevron, ExxonMobil, Qatar Petroleum, BP, Total, ConocoPhillips, SHELL etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0