Pas përmbylljes së fazës së aplikimeve më 31 Maj, Social Impact Award Albania pritet që së shpejti të shpallë gjysëmfinalistët, të cilët do të vazhdojnë të zhvillojnë idetë e tyre sipërmarrëse. Ndërkohë, në një vështrim krahasues me një vit më parë si dhe me besueshmërinë e SIA në 27 shtetet e tjera, SIA Albania shfaqet me një zhvillim jo vetëm sasior por edhe cilësor.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.
Që prej 1 Prillit deri më 31 Maj u zhvilluan 22 trajnime në 16 qytete të Shqipërisë, ku numri i personave të cilët ndoqën takimet/trajnimet lokale arriti në 772, krahasuar me 222 në vitin 2017. “Në platformën e SIA Albania u regjistruan 254 persona, nga ku 121 janë projekte të finalizuara. Krahasuar me vitin 2017 janë 72 projekte më shumë të regjistruara në platformë”, sipas drejtuesve të programit.
Ndërkohë, nga pyetësori i realizuar tek pjesmarrësit dhe aplikantët e SIA Albania 2018, rezultatet dhe komentet janë pozitive. Ky pyetësor është plotësuar pothuajse në nivelin 100%, falë angazhimit aktiv të të gjithë pjesmarrësve, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë midis 27 shteteve që zhvillojnë Social Impact Award aktivisht prej vitesh tashmë.
Hap!de është një program inkubim/akselerimi nga YSBB si pjesë e “Rritjes së Biznesit Social në Shqipëri “(YSBB/USAID 2016-2019). Hap!de synon të frymëzojë, të edukojë dhe të ndihmojë sipërmarrësit e rinj të fitojnë aftësi praktike në hartimin dhe zbatimin e ideve të biznesit duke gjetur mënyra financiare të qëndrueshme për të trajtuar problemet sociale në Shqipëri.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
