Si Uliksi i James Joyce e ndryshoi mënyrën se si e perceptojmë kohën - Business Magazine Albania

Si Uliksi i James Joyce e ndryshoi mënyrën se si e perceptojmë kohën

“Uliksi” i shkrimtarit irlandez James Joyce na jep një perceptim tjetër mbi kohën. Ka ditë kur na duket sikur nuk kalon kurrë, dhe ditë të tjera kur akrepi i orës duket sikur lëviz aq shpejt saqë nuk arrihet të ndiqet. Që koha është relative është sot një koncept i pranuar gjerësisht, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Nëse lexojmë një libër ku ngjarjet vendosen në vitet 800, do të shohim se si dimensioni i kohës përfaqësohet në një mënyrë objektive dhe lineare.

Një përvojë krejtësisht e ndryshme kohore na pret kur lexojmë një libër nga James Joyce. Në vazhdën e revolucionit të ndërmarrë nga Sigmund Freud (dhe zbulimi të nënndërgjegjes), Uliksi i Joyce ishte përcaktuar që në ditën e botimit të tij, 2 Shkurt 1922, të ndryshonte përgjithmonë fatin e letërsisë bashkëkohore. Dhe le të shohim arsyet:

Sepse ka ndryshuar perceptimi ynë mbi kohën

Vitet 900 lindën nën shenjën e shpejtësisë dhe përshpejtimit, që dhanë menjëherë efektet e tyre edhe në art dhe letërsi. Autorët e mëdhenj të kësaj periudhe, si Marcel Proust, Virginia Woolf dhe James Joyce, përshkruajnë copëzimin dhe kaosin e së tashmes përmes metodave të reja të shkrimit, të cilat arrijnë kulmin e tyre shprehës në teknikën e “stream of consciousness“ (rrymës së ndërgjegjes).

Koha ndryshon në varësi të asaj që po përjetojmë

Koha kronologjike dhe lineare e romanit, zëvendësohet nga një kohë e ndërgjegjes. Personazhet e lindur nga pena e Joyce, zbulojnë se përvojat e kaluara nuk janë kalimtare, por janë çimentuar në ndërgjegjen tonë.

Koha pëson transformime të dukshme tek personazhet e këtyre veprave: krahas një kohe objektive, kronologjiket lineare, shfaqet ideja e një kohe subjektive, e përjetuar nga vetëdija e personazheve.

Uliksi i Joyce, është arketipi i njeriut bashkëkohor

Me një bukuri të pa rezistueshme dhe simbol i etjes për dije, Uliksi është heroi me shumë fytyra. Nëse në poezitë homerike u lartësuan cilësitë e tij pozitive, ato negative u theksuan në letërsinë e shekujve në vijim, si mashtrimi dhe cinizmi, deri në rishkrimin që i bëri këtij personazhi James Joyce. Kështu, Uliksi bëhet arketipi i përsiatjeve dhe anktheve të përditshme të njeriut bashkëkohor, simboli i një perceptimi të ri dhe revolucionar të kohës.

Për çfarë flet “Uliksi”  i Joyce

“Uliksi” është historia e vetëm një dite, 16 qershor 1904, e një grupi banorësh nga Dublini. Personazhet që hyjnë në mënyrë rastësore me jetën e të tjerëve, por që përcaktojnë zhvillimin e saj, përmes një monologu të brendshëm. Protagonisti kryesor, hebreu irlandez Leopold Bloom, nuk është një hero apo anti-hero, por thjesht një njeri me mendje të hapur dhe një humanizëm të madh, gjithnjë i vëmendshëm ndaj më të dobëtit dhe të ndryshmit, dhe i aftë për të qenë i edukuar edhe ndaj atyre që këto cilësi nuk i shfaqin ndaj tij.

Protagonistët e tjerë janë intelektuali i ri, brilant, por i kompleksuar Stephen Dedalus dhe Molly Bloom, gruaja e hebreut, mbretëresha e vërtetë e romanit. Në fund të romanit, e shtrirë në shtratin e vjetër martesor, Molly reflekton- në një monolog prej më shumë se 20 mijë fjalësh pa asnjë shenjë pikësim midis tyre-mbi ditën që sapo kishte kaluar, mbi tradhtinë e bashkëshortit të saj, mbi çdo kujtim të së kaluarës dhe mbi të ardhmen e mundshme të imagjinuar. Moli është një grua shumë instinktive, por edhe rezistente ndaj çdo forme të karakterizimit kategorik.

LIBRERIAMO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0