Si u krijua kodi gjenetik, me letër e laps dhe pa kompjuter - Business Magazine Albania

Si u krijua kodi gjenetik, me letër e laps dhe pa kompjuter

Kur shkencëtarët zbuluan ADN-në dhe formën e saj të dyfishtë të bashkimit të kromozomeve, ata më në fund kishin identifikuar molekulat që përmbajnë kodin gjenetik unik të çdo njeriu. Por përcaktimi se si ato udhëzime interpretoheshin nga qelizat ishte një sfidë shumë e madhe. Shkencëtarët duhet të kuptojnë se si një spirale e dyfishtë nga vetëm katër blloqe enzimash mund të përkthehet në proteina, molekula që janë baza e indeve të gjalla dhe ata duhej ta bënin këtë pa ndihmën e asnjë kompjuteri.

Një tabelë e përpiktë dhe me shkrim dore është ruajtur nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në ShBA dhe tregon sa e ndërlikuar ishte zgjidhja. Tabela u plotësua nga biokimisti Marshall W. Nirenberg dhe kolegët e tij në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë. Gjatë vitit 1960, ata u përpoqën së bashku me studiues të tjerë për të kuptuar kodin universal të ndarë nga qelizat e çdo organizmi të gjallë.

Proteinat përbëhen nga zinxhirë të lidhur të aminoacideve dhe realizohet në dy faza. Së pari, informacioni në një molekulë të ADN-së transferohet në një molekulë të ARN-së  që përbëhet nga kode. Qelizat, më pas, përdorin kodet e ARN si udhëzime për të krijuar zinxhirë të aminoacideve që, të marra së bashku, u tregojnë qelizave se kur të fillojnë ose të ndalojnë zinxhirët e aminoacideve.

Në 1961, Nirenberg dhe kolegu i tij, J. Heinrich Matthaei, vërtetuan se UUU e kombinimit ishte deshifruar si aminoacid fenilalanine. Gjatë pesë viteve të ardhshme, ekipi kreu më shumë eksperimente për të kuptuar se cilët kode u përdorën.

Ndërsa vazhduan, grafiku i tyre i punës i bërë nga copa të shumta letre të bashkuara fitoi një koleksion të gjerë kombinimesh letrash dhe simbolesh për të gjetur kombinimet gjenetike. Nirenberg fitoi cmimin Nobel të vitit 1968 në biologji për punën e tij, një zbulim që njihet si një nga më të rëndësishmit në historinë e shkencës.

WASHINGTON POST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0