Si t'i kërkoni shefit tuaj pushime shtesë pas një udhëtimi pune

Si t’i kërkoni shefit tuaj pushime shtesë pas një udhëtimi pune


Ju gjendeni në një tjetër vend për punë dhe orari i takimeve nuk ju lë hapësirë të vizitoni qytetin ku ndodheni. Duke qenë se e keni bërë gjithë atë rrugë, përse të mos shpenzoni disa ditë shtesë për të eksploruar qytetin apo zonën jeni? Nëse e pyesni shefin tuaj në mënyrë të drejtë, me shumë gjasa do të merrni një konfirmim për kërkesën tuaj. Sipas Indeksit të Sentimentit të udhëtimit të biznesit global, pothuajse 70% e udhëtarëve të biznesit duan të zgjasin në kohë udhëtimet e tyre të punës dhe më shumë se një e treta e kishte bërë këtë gjatë tre muajve të fundit.Kontrolloni politikën e udhëtimit të punëdhënësit tuaj

“Hapi i parë është të kontrolloni politikën e udhëtimit të punëdhënësit tuaj”,- thotë Matthew Bradley, drejtor rajonal i Sigurisë në International SOS, një ofrues i shëndetit dhe sigurimit të udhëtimit. Pavarësisht se disa politika ua ndalojnë punonjësve ditët shtesë të pushimit, kompania me shumë gjasa do t’u mundësojë pushimin që dëshironi. Në fund të fundit, lejimi i kohës pas udhëtimit për biznes mund të ndihmojë në zbutjen e stresit dhe mund të jetë një përfitim tërheqës që ndihmon në mbajtjen e talenteve, thotë Bradley. Ai gjithashtu këshillon që gjërat të bëhen në mënyrën e duhur dhe kështu edhe shefi juaj do të krijojë besim tek ju.

“Jini të sjellshëm me angazhimin tuaj të punës, duke kontrolluar së bashku me ekipin tuaj planin e mbulimit për çdo projekt të rëndësishëm. Nëse planifikoni të bëni ndonjë udhëtim aventure si pjesë e kohës së lirë, kontrolloni në Departamentin e Burimeve Njerëzore, për të parë nëse sigurimi i kompanisë do t’ju mbulojë shpenzimet”,- thotë Bradley. Nëse jo, sigurohuni që të keni mjaftueshëm buxhet për t’i përballuar vetë.

Lexo:  Çfarë të bëni nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë?

Shfrytëzoni ditët e pushimit

Nëse nuk mund të kurseni kohë nga puna për një pushim të shkurtër, kërkojinin leje shefit për të qëndruar edhe në fundjavë. Penelope Trunk, një trajner karriere, që ofron sesione mbi aftësitë negociuese, shprehet, se kompania juaj mund të jetë e gatshme të paguajë faturën për hotelin tuaj. “Nëse do të qëndroni dhe të shtunën, kurseni paratë e kompanisë,” thotë Trunk, e cila gjithashtu ka themeluar katër startup-e  dhe ka shkruar disa libra për këshilla karriere. Është në favorin e tyre pasi mund të paguajnë më shumë për hotelin, por më pak për fluturimin. Nëse e shikoni të nevojshme të merrni një pushim një javor, këshillohet të siguroheni që këto ditë do të paguhen si ditë e rregullt pune.

Në fund të fundit, në një udhëtim pune, punoni teknikisht shumë më tepër se 8 ose 9 orë që do të punoni në zyrë. “Ju nuk punoni normalisht 24 orë në ditë, por kur udhëtoni, nuk po bëni vetëm jetën tuaj, por njëkohësisht edhe punën”,- thotë Trunk.

Jepni maksimumin
Sapo të eksploroni qytetin ku ndodheni për punë, destinacioni i rradhës mund të jetë një tjetër më i shtrenjtë. Për të mbajtur buxhetin tuaj personal në rrugën e duhur, mund të jeni në gjendje të negocioni për një pagesë më të lartë për shpenzimet e përditshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për një destinacion me kosto të lartë. “Në këtë mënyrë mund të merrni paratë që merrni për ushqim dhe të shkoni në muze apo të bëni një udhëtim ditor”,- thotë Trunk.

Meqenëse nuk do të jeni atje për disa kohë, kërkoni paraprakisht pamjet dhe aktivitetet që dëshironi të ndiqni më së shumti. Vetëm mos u përpiqni të bëni shumë. Një shëtitje e gjatë, ndalimi në një muze dhe një vakt i lirë në një qytet të ri, për ju mund të jetë i kënaqshëm dhe mund të siguroheni që pak kohë larg punës do t’ju bëjë mirë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0